Shock ka shkaktuar incidenti që ka ndodhur në studion televizive të televizionit ANT1 në Greqi, ku një i zgjedhur deputet më 6 Maj dhe kandidat për zgjedhjet e 17 Qershorit i partisë Agimi i Artë, ka goditur më shuplaka dhe grushta një përfaqësuese të njohur të Partisë Komuniste, Liana Kanelis, ndërsa hodhi një gotë me ujë mbi anëtaren e SYRIZA-s Rena Dourou.
Ngjarja ndodhi gjatë një debati “live” në studion televizive të ANT1, duke lënë prezantuesin Jorgos Papadakis, thjesht një vëzhgues të pafjalë.
Gjithçka nisi nisi kur Rena Duru nga SYRIZA foli për një procedurë gjyqësore që është duke u zhvilluar kundër deputetit të Agimit të Artë. Pas debatit, Ilia Kasidiaris i Agimit të Artë nuk hezitoi të hedhë gotën me ujë në drejtim të anëtares së SYRIZA dhe qëlloi me shuplaka anëtaren e Partisë Komuniste Liana Kanelis.
Në panik, njerëzit në studio përpiqen për të qetësuar Ilia Kasidiarin, por më kot.
Emisioni u ndërpre disa herë, ndërsa prezantuesi Jorgo Papadakis kërkoi falje për shikuesit.