Home Aktualitet Vrasja e Lamajt, gjenden fije floku e shenja gishti, dyshohet të Frrokut

Vrasja e Lamajt, gjenden fije floku e shenja gishti, dyshohet të Frrokut

665
0

frrolu-lamajVrasja e kryekomisar Dritan Lamajt rikthehet sërish në vëmendjen e publikut, por këtë herë në lidhje me provat e gjetura në automjetin tip BMW i cili dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Lamajt.

Informacionet e dala lidhin Arben Frrokun me vrasjen e Kryekomisarit, pasi shkencërisht thuhet se është provuar gjetja e një fije floku dhe e një gjurme gishti e cila i përket pikërisht biznesmenit të akuzuar, që në fillim nga policia e shtetit për vrasjen e Lamajt.

Prokuroria e krimeve të rënda e kontaktuar nga A1REPORT! për të konfirmuar këtë informacion u shpresh se ” në këto momente kjo dosje cilësohet sekret hetimor dhe çdo e dhënë e tillë konsiderohet spekullim, pasi ende nuk jemi në një fazë e cila mund të konkludojë provat shkencërisht”.

Për vrasjen e Dritan Lamajt pas hekurave ndodhet biznesmeni Arben Frroku i cili është ndaluar në Greqi me kërkesë të autoriteteve shqiptare, por asnjëherë ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen.

Ndërkaq pritet, që pas disa ditëve Gjykata e Lartë greke të shprehet dhe për ekstradimin e Frrokut pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Selanik e kaloi cështjen për moskompetencë ku dhe pse kaloi afati 40 ditë burg i masës së sigurisë, Frroku nuk u ekstradua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here