Home Aktualitet Gjykata kthen ne pune ish shefin e interpolit, Artan Bajraktari

Gjykata kthen ne pune ish shefin e interpolit, Artan Bajraktari

639
0

bajraktariPesë muaj nga pezullimi, Artan Bajraktari është rikthyer në detyrën e Drejtorit të Interpol Tirana pas pezullimit nga detyra të nisura për çështjen “Frroku”.  Bajraktari u arrestua në fund të muajit mars pasi u akuzua për fshehjen e informacioneve dhe urdhër-arrestit të Interpolit Bruksle në ngarkim të deputetit kristiandemokrat Mark Frroku.

Pas hetimeve dhe pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tij, prokuroria më 22 korrik e konsideroi “shkelje administrative” dhe pushoi hetimet ndaj Bajraktarit. Rikthimi në detyrë i Bajraktarit vjen pasi gjykata e shpalli atë të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës në rastin e urdhër-arrestit për deputetin Mark Frroku. Gjatë kohës së hetimeve ai ishte i pezulluar nga detyra.

Urdhër-arrestet ndërkombëtare për Mark Frrokun, të firmosura nga Interpol Brukseli, kishin ardhur në 8 dhe 23 janar të këtij viti, por kjo zyrë nuk i ka përcjellë shkresat në kohën e duhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bërë këtë gjë vetëm me 27 mars. Bajraktari nuk ka pranuar akuzën se ka fshehur dosjen.

Më parë Bajraktari ka qenë Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, ku më pas u emërua si Drejtor i Interpol Tirana, që është nën varësinë e drejtorisë ku ai ka qenë titullar më parë. Bajraktari ka qenë shef i Interpol Tirana edhe në 2005.

Një ditë pas arrestimit të Bajraktarit (31 mars 2015), Artan Didi i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dha dorëheqje të parevokueshme. Në letrën ku bënte të ditur dorëheqjen, Didi shkruante se, vlerëson këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit dhe se nuk pati kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here