Home Aktualitet Vrasja e Lafetaj, e porositur nga jashte

Vrasja e Lafetaj, e porositur nga jashte

1005
0

eliton-lafetaVrasja e 37-vjeçarit dy shohet se është porositur nga jashtë. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e grupit hetimor lidhur me vrasjen e Elidon Lafetajt (Elio Bendo), i ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Burime policore sqarojnë se dyshohet se vrasja e 37-vjeçarit ka lidhje me të kaluarën e tij jashtë shtetit. Policia po i mëshon shumë pistës së përfshirjes së Lafetajt në rrjete të organizuara të trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas grupit hetimor, një nga pistat se ku po heton policia është edhe e kaluara e Lafetajt në Gjermani, ku ka qenë i dënuar për drogë, duke mos përjashtuar as çështjet e hapura në shtetin italian. Sipas policisë, 37-vjeçari ka pasur disa dosje të pambyllura në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike edhe në Itali.

Duke u nisur nga këto fakte, policia dyshon se vrasja është porositur nga jashtë dhe ka lidhje pikërisht me pazaret e drogës. Forcat e policisë hedhin dyshime se dy personat që kanë qëlluar mbi 37-vjeçarin Elidon Lafetaj kanë qenë vrasës me pagesë. Ndërkohë, policia ka ngritur edhe pista të tjera hetimi për ekzekutimin e tij. Po ditën e djeshme, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të vendosura pranë pallatit ku banonte viktima. Burime nga policia sqarojnë se ende nuk janë parë pamjet filmike, nga të cilat pritet të zbulohet ndonjë e dhënë në lidhje me lëvizjet e motorit apo personave që kanë bërë vrasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here