Home Aktualitet ‘Aventura e adoleshentëve’, nisen me pedalinë për Itali

‘Aventura e adoleshentëve’, nisen me pedalinë për Itali

524
0

policia-kufitareGjenden pas 16 orë kërkimi 3 adoleshentët të cilët që prej pasdites të së dielës rreth orës 16:00 rezultuan të zhdukur në det.

Operacioni i kërkimi-shpëtimit i cii nisi dje nga bregdeti i Shëngjinit, përgjatë vijës bregdetare u finalizua me sukses ditën e sotme, teksa të rinjtë u gjendën në sektorin ‘Rinia’ në Durrës.

Familjarët e 3 të rinjve, Vilson Marku (17-vjec) , Florin Gjoka (16-vjec) , Mirel Nikolli (16-vjec) denoncuan humbjen e fëmijëve të tyre, pasi ato nuk ishin kthyer në shtëpi.

Adoleshentët mësohet se kishin dalë për pedalim pasditen e së dielës në zonën e Kallmit dhe nuk ishin kthyer më. Njëri nga të rinjttë ksihte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali.

Familjarët të alarmuar kanë lajmëruar autoritet bregdetare të cilat nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. ‘Aventura’ e të rinjve ka përfunduar mirë pas kërkimit që ka zgjatuar gjithë natën nga ana e familjarëve në bashkëpunim dhe me autoritetet bregdetare.

Drejtori i policisë kufitare, Nuri Locaj në një lidhje telefonike për Neës24, konfirmoi se adoleshentët janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kërkimet nisëm menjëherë pas alarmit të dhënë, përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit për të përfunduar në zonën e sektorin “Rinia’ në Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here