Shoqëria ‘A&B Group’ shpk nëpërmjet një letre të hapur drejtuar organeve më të larta të vendit, presidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, kryeparlamentares Jozefina Topalli, prokurores Ina Rama, Ministrit të Financave dhe gjithë mediave të vendit, ka reaguar për konfliktin midis Shoqërisë ‘A&B Group’ shpk me seli në Vlorë dhe Raiffeisen Bank.Shoqëria ‘A&B Group’ shpk denoncon publikisht veprimet kundra ligjore të Raiffeisen Bank siç thuhet në letër, e cila që prej ditës së djeshme ka bastisur pajisje dhe makineri të kësaj shoqërie pa marrë parasysh koston materiale me qëllim mospërmbushjen në kohë të detyrimeve që burojnë nga kontrata e kredisë midis dy subjekteve.“Ndaj subjektit ‘A&B Group’ shpk po aplikohet çuditërisht një terror masiv, i përqendruar, i gjithanshëm, i frikshëm. Që prej ditës së djeshme në mungesë të plotë të një urdhëri ekzekutimi të gjyqësorit shqiptar, kompetent, bazuar në procedurat ligjore në fuqi, Raiffeisen Bank e pajisur me mjete të rënda të transportit dhe polici ka filluar bastisjen dhe shkatërrimin e biznesit që ushtron prej disa vitesh subjekti ‘A&B Group’ shpk, duke çmontuar makineri e pajisje, linja prodhimi duke i transportuar në vende të pasigurta, pa menduar që vlera e tyre minimale është e barasvlershme me miliona euro”- thuhet në letër.Në letrën e shoqërisë ‘A&B Group’ shpk, citohet më tej se Raiffeisen Bank me këtë veprim po tenton të nxjerrë jashtë tregut një konkurrent të fortë pavarësisht se ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet e kredimarrjes që kishte me bankën në fjalë, ndërkohë që i ka bërë thirrje institucioneve më të larta të vendit që të sensibilizohen për precedentin.“Kjo edhe se subjekti kredimarrës ka likuiduar për një periudhë kohore katër vjeçare që kur ka filluar marrëdhënia e kredisë, në favor të kësaj banke është 8.000.000 euro. Dhe në një kohë kur afati i kredimarrjes është 6 vjet. Kjo luftë e madhe e drejtpërdrejtë, e pa precedentë dhe pa asnjë lloj baze ligjore ka thjesht si synim jo likuidimin korrekt të kredisë, por shkatërrimin dhe nxjerrjen jashtë tregut të kompanisë ‘A&B Group’ shpk, konkurrente e rëndësishme në tregun shqiptar”- thuhet më tej në letrën e hapur të Shoqërisë ‘A&B Group.
Home Aktualitet Sekuestrohet birra Norga:Kompania: Banka po na shkatërron biznesin, të reagojë shteti