Home Aktualitet 3 te vrare prane maternitetit. Terror dhe panik ne rruge

3 te vrare prane maternitetit. Terror dhe panik ne rruge

74
0

atentatiTre persona kanë mbetur të vrarë pas një përplasje me armë në bulevardin “Zogu i parë” pranë maternitetit të vjetër. Viktimat janë Gerti Goxha, Mentor Lufi (Doçi) si dhe Besnik Sulku. Grupi kriminal eshte i njohur si perfshire ne trafik droge, por masakra duket se ka ndodhur si hakmarrje per vrasjen e Durim Sulkut, vellai i Besnik Sulkut, vrasje qe ka ndodhur ne muaj prill te ketij viti ne Hollande.

Sipas të dhënave dyshohet se Besnik Sulku dhe dy persona të tjerë kanë hapur zjarr ndaj Mentor Lufit i cili ishte duke lëvizur me nipin e tij Markelian Doçi dhe Gerti Goxha. Bashke me ata, ishte dhe një shtetas italian i cili ka mbetur i plagosur. Shtetasi italian eshte Salvatore Letizia nga Napoli, 34 vjeç, me precedentë të meparshëm kriminal per trafik armësh e lëndësh narkotike.

Mes dy grupeve u hap nje shkembim zjarri. Dy prej viktimave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa njëri ka humbur jetën në spital.

Policia ka mundur të arrestojë brenda 4 minutave pas ngjarjes 3 autoret e dyshuar si dhe ka shoqëruar 30 persona të tjerë që mendohet se kane dijeni për ngjarjen. Mes tyre edhe Markelian Doçi, nipi i Mentor Lufit i akuzuar nga policia si një prej autorëve pasi dyshohet se gjate shkembimit të zjarrit ai ka qëlluar dhe ka lënë të vdekur shtetasin Besnik Sulku.

Edhe shtetasi italian eshte aktualisht i ndaluar nga policia shqiptare dhe po merret ne pyetje për ngjarjen. Nuk ka ende detaje mbi identitetin e te arrestuarve te tjere.

Dy grupet kanë qenë në dy makina të ndara, një BMW me targa AA 001 IK Benz dhe një Tuareg me targa AA 097 KE.

durim-sula
Ilirjan Sulku, i vrare ne Hollande 1 muaj me pare, vellai i viktimes Besnik Sulku

Viktimat me precedente te meparshem kriminale
Te tre viktimat sipas policisë rezultojnë si persona me precedentë të mëparshëm kriminale ne lidhje me trafikun e drogës dhe të armëve.

Besnik Sulka rezulton si person me precedentë penalë, në trafik drogë. I afërmi i tij, është vrarë në Roterdam në Holandë dhe sipas mediave atje, vrasja kishte të bënte me trafikun e drogës.

Gerti Goxha është arrestuar në Kukës me drogë, bashkë me 5 persona të tjerë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Goxhajt iu sekuestrua edhe një armë dhe personave të ndaluar iu bllokuan edhe disa automjete.

Mentor Lufi, ka një vendim penal nga Gjykatat e Dibrës për kanosje. Më 20 dhjetor 2014, Mentor Lufit i është bërë një atentat dhe është plagosur me 2 plumba në zonën e “Komunës së Parisit”.

Në prill u vra në Rotterdam në Holandë vëllai i Besnik Sulku

Vetëm një muaj më parë, më 19 prill është vrarë në Rotterdam të Holandës një shtetas shqiptar i cili dyshohet të jetë edhe pikënisja e konfliktit të sotëm nga i cili mbetën të vrarë tre persona. Bëhet fjalë për vrasjen e shqiptarit Ilirjan Sula por për të cilin mediat kanë shkruar se nuk dihet ende me siguri identiteti i tij pasi ai përdorte disa të tillë. Policia Holandeze ka thënë pas vrasjes së Ilirjan Sulës se ai kishte përdorur disa identitete siç ishin: Durim Sula, Durim Sulku dhe Besnik Sulku.
Ilirjan Sula i cili kishte disa identitete është vëllai i Besnik Sulkut të vrarë sot në mbrëmje në Tiranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ja si ndodhi Vrasja e trefishtë në bulevard
Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres.

Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin  tip BMW me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit Mentor Lufi ,konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.  Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen, në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar  në drejtim të dy shtetasve që udhetonin në mjetin tip tip BMW me targa AA 001IK .

Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e Mentor Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e  dyshuar shtetas  talian i identifikuar me  emrin  Salvatore  LETTICIA ,I cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u  fshehur  në një hotel  në afërsi  dhe  duke  u  përpjekur  të fshihte  provat e krimit.

Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjesit e policisë në kohe rekord kanë mberritur në vendngjarje për tre minuta. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer vrasjet.

Pistat ne te cilat po heton policia
Pistat të cilat po ndiqen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë ato të vrasjes për shkak të hakmarrjes duke qenë se në muajin prill ishte vrarë në Holandë vëllai i Besnik Sulkut. Ndërkohë pista e dytë në të cilën po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës duke qenë se të tre viktimat rezultojnë me precedentë të mëparshëm për trafik droge.

Pista e hetimit të vrasjes për zotërimin e tregut të kromit në Bulqizë
Një nga pistat e cila ka sjellë edhe më shumë detaje për hetimin e ngjarjes është edhe ajo e një konflikti për zënien e tregut të kromit në Bulqizë, vend nga i cili ishin të tre viktimat. Kjo pistë po hetohet pasi të dy viktimat, si Mentor Lufi ashtu edhe Besnik Sulku kanë biznese kromi në Bulqizë dhe të dy kanë patur një konflikt të vjetër për zotërimin e tregut

Ende nuk ka shumë detaje nga ngjarjen, por nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se autorët kanë përplasur mjetin me të cilin udhëtonin viktimat duke e nxjerrë nga rruga, më pas një prej tyre ka dalë nga makina tip “Tuareg” duke qëlluar me kallashnikov. Më pas të shtënat janë zhvendosur në ambientet e oborrit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur punën hetimore duke marrë në pyetje edhe personat të cilat kanë qenë aty pranë kur ka ndodhur ngjarja, për të çuar në zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë.

Ora 22:00 Mentor Lufi pronar i një lokali në zonën ku ndodhi vrasja
Mentor Lufi një prej viktimave të sotme rezulton të jetë pronar i një lokali në zonën ku ka ndodhur vrasja e sotme. Kjo vërtetohet edhe nga QKR përmes dokumentave të mëposhtëm.

Ora 20:50 Te dyshuarit arrestohen kater minuta pas vrasjes
Policia ka mundur te arrestoje te dyshuarit e ngjarjes vetem kater minuta pasi kishte ndodhur vrasja ne bulevardin “Zogu i pare”

Ora 20:34 Mes te plagosurve edhe nje shtetas italian
Mes te plagosurve mesohet se ka mbetur edhe nje shtetas italian i identifikuar si Salvatore Letizia

Ora 20:30 Arrestohet Markelian Doçi
Policia ka arrestuar shtetasin Markelian Doçi i cili eshte nipi i Mentor Doçit dhe dyshohet se eshte nje nga autoret e vrasjes.

Ora 19:20 Zbardhen emrat e tre viktimave
Jane zbuluar emrat e tre viktimave te kesaj ngjarje dhe ata jane Besnik Sulku. Mentor Doçi (Lufi) dhe Gerti Goxhaj.

Ora 19:00 Shkon ne tre numri i viktimave
Ka shkuar ne tre numri i viktimave dhe nga te dhenat paraprakje dyshohet se ngjarja ka ndodhur per shkak te prishjes se pazareve te droges dhe te nje hakmarrjeje te vjeter

Ora 18:50 Të shtëna me armë pranë Maternitetit të vjetër
Eshtë raportuar pak më parë për të shtëna me armë në afërsi të amternitetit te Vjeter. Nga te dhenat paraprake rezulton se behet fjale per 2 viktima

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here