Google, kompania që do të jetojë gjithmonë vazhdon të përbëjë lajme interesante për njerëzit, teksa ka krijuar një patentë për të vendosur një kompjuter në syrin tënd.
Në patentën që është dorëzuar në 2014 dhe që u publikua javën e kaluar, Google e quaj këtë pajisje “një lente elektronike që mund të përdoret për të kontrolluar fuqinë optike të pajisjes”, që do të ushqehet nga një “antenë e thithjes së energjisë”. Kjo pajisje injektohet në kapsulat e lenteve për sytë që nuk është se tingëllon shumë bukur në fakt, shkruan The Verge.
Google përmend një tufë sinjalesh që mund të dërgohen nga pajisja si GPS, LTE dhe NFC të cilët mund të qëndrojnë shumë mirë brenda trupit të njeriut. The Verge shkruan se nuk e di se si do të veprohet në këtë fushë, por kjo pajisje mund të ndihmojë personat që kanë probleme me shikimin. “Kush e di, ndoshta Google vjen me diçka që e bën Google Glass të duket një alternative modeste”