Home Aktualitet Vlora feston 28 Nëntorin, në shesh edhe shumë të ardhur nga Kosova

Vlora feston 28 Nëntorin, në shesh edhe shumë të ardhur nga Kosova

651
0

Ky ka qenë mesazhi më i qartë që ka ardhur këtë të dielë të Flamurit në Vlorë. Ritmet e tingujve patriotikë që vinin nga banda e qytetit kanë shoqëruar homazhet tek varri i Ismail Qemalit. Kurora me lule ka vendosur në varrin e Ismail Qemalit, kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika shoqëruar nga depute të Vlorës, përfaqësues të PS, PD e PDU, përfaqësues të partive e shoqatave politike, organizmave fetare, për të vijuar me nderimin e flamurit në obelisk.

Mjaft simbolike ka qenë dhurimi i flamurit të kombit kryebashkiakut Gjika nga një vajzë e vogël veshur me kostumin cam. Më pas autoritetet i janë drejtuar Monumentit të Pavarësisë, ku fjala e rastit është mbajtur nga kreu i Bashkisë Gjika.

“Sa më shumë kohë që të kalojë, aq më shumë e madhe, ngjarje polivalente dhe eveniment shumëdimensional i lavdishëm do të duket vepra e madhe e patriotit të shquar Ismail Qemali, dhe bashkë me të edhe e shumë shqiptarëve të mëdhenj nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, nga Jugu dhe Veriu, që ditën, që pikërisht në qytetin tone, të ndërmerrnin aktin më të madh të historisë sonë kombëtare, duke i dhënë kështu “dimension” jo vetëm shtetit të ri shqiptar, por duke i vënë bazament të qëndrueshëm ndjenjës së krenarisë kombëtare të popullit tonë, e cila është dhe do të mbesë vlerë e patjetërsueshme e popullit shqiptar”- tha ai.

Të ardhurit nga Kosova

Grupe të organizuara nga Prizreni, Gjakova, e treva të Kosovës, por edhe një grup boshnjakësh (jo shqipfolës, por dashamirës të Shqipërisë), kanë qenë orët e paradites në Sheshin e Flamurit, por edhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë. Një prej tyre pohon se kanë ardhur pikërisht në Vlorë kryeqendrën e flamurit, për të qenë këtu këtë ditë të shënuar për gjithë shqiptarët. Një mësues nga Prizreni thotë se dy qytetet Vlora dhe Prizreni, kanë historinë të lavdishme dhe prania e tyre në këtë festë, është për t’i shtuar simbolikën kësaj dite të shënuar. Të ardhurit nga trote shqiptare i janë bashkuar më pas atmoferës festive në shesh, ndërkohë që shumë foto, ku në qendër ka qenë flamuri janë shkrepur në sheshin e Flamurit, për të fokusuar këtë ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here