Një sfidë për historinë e cilëson kryeministri Rama ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë më 8 Tetor në Elbasan.
E ndërsa sikur e ka kthyer tashmë në traditë fton të gjithë sportdashësit për të ndjekur ndeshjen nga parku i Kryeministrisë, Rama shprehet se “Fitorja na çon direkt në Francë 2016.
Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur”. Por më shumë se rezultati, kreu i qeverisë beson se është imazhi i Shqipërisë në mbarëvajtjen e ndeshjes ai që do të tërheqë vëmendjen kryesore.
rama
“Duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit.
Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”përfundo ai.