Ndërsa po qëndron në Francë, kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në programin televiziv, “L’invite” në kanalin televiziv TV5 Monde.
Pyetjes nëse mund të ketë një datë kur Shqipëria mund të marrë ftesën për integrimin në Bashkimin Evropian, Berisha iu përgjigj, se nuk është në natyrën e tij të fiksojë data, por tha se e konsideron procesin tërësisht të bazuar në meritë.
“Jemi të angazhuar për reforma, të cilat në realitet po ecin mjaft mirë. Ka një dialog mes mazhorancës dhe opozitës dhe situata është normale”- tha Kryeministri.
Kryeministri fajësoi sërish opozitën, për të cilën tha se për dy vite ka bërë gjithçka për të bllokuar integrimin, si mënyrën më të mirë për të rrëzuar mazhorancën dhe për të marrë pushtetin. Por, sipas Berishës, kjo përgatiti një fitore ekzemplare në zgjedhje nga ana e mazhorancës e cila mori një numër të konsiderueshëm votash më shumë se opozita.
Kryeministri, tha se do të vazhdojë të jetë në politikë derisa shqiptarët nuk do ta votojnë më.
Turzimi ishte një tjetër çështje për të cilën u pyet kryeministri.
“Besoj se turizmi ka njohur bumin më të madh që vendi ka njohur ndonjëherë. Udhëtimi në Shqipëri po bëhët një udhëtim endrrash. Bregdet i bukur, peizazhe, mikpritje dhe ushqim i shijshëm. Askush nuk është zhgënjyer nga pushimet në Shqipëri. Ftesa ime është të vini në Shqipëri”- përfundoi kreu i qeverisë.
ikrisun ti je