Home Ekonomi Pagat e reja për nëpunësit e bashkive dhe policët vendorë

Pagat e reja për nëpunësit e bashkive dhe policët vendorë

844
0

Qeveria miraton pagat e reja për punonjësit në Bashkinë e Tiranës, nëpunësit civilë në bashkitë e tjera në rrethe si dhe në njësi bashkiake. Po ashtu, sipas vendimit të qeverisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, i cili i shtrin efektet nga data 1 korrik, përcaktohet edhe rroga mujore për punonjësit e policisë së bashkive dhe të komunave dhe për ata në Këshillin e Qarkut.
Pagat
Qeveria përcakton se sa do të jenë pagat me rritjen e bërë në datën 1 korrik të nëpunësve civilë të qeverisjes vendore. Për nëpunësit e Bashkisë së Tiranës shtesa për vjetërsi pune arrin në 2%, ndërsa shtesa për pozicion varjon sipas kategorive përkatëse nga 23 mijë lekë për kategorinë IV-b deri në 115 mijë lekë që i takon personave që marrin pagë të kategorisë I-b. Ndërsa pagat e nëpunësve të njësive vendore janë të ndara në bazë të popullsisë për njësi. Njësitë e qeverisjes vendore që kanë popullsi më të lartë kanë edhe pagën mujore më të lartë për punonjësit, të ndarë sipas kategorive përkatëse. Për nëpunësit civilë në Këshillin e Qarkut shtesa për pozicion pune varjon nga 12.5 mijë lekë deri në 71 mijë. Vendimi në fjalë përcakton edhe rrogat mujore të policëve bashkiakë dhe komunalë. Ku pozicioni më i lartë që i takon Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake në Tiranës shpërblehet me 82 mijë lekë në muaj dhe punonjësit e policisë në qeverisje vendore më 5001 banorë, do të marrin 32 mijë lekë në muaj.
Vendimi
Në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: a) Shkronjat “ç”, “d” dhe “dh” të pikës 1, ndryshohen, si më poshtë vijon: “ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001-50 000 banorë: Kryetari 51 000-90 000 lekë; Nënkryetari 41 000-77 000 lekë. Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001-20 000 banorë: Kryetari 41 000-77 000 lekë; Nënkryetari 28 000-68 000 lekë. Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë: Kryetari 37 000-54 000 lekë; Nënkryetari 27 000-42 000 lekë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here