Home Aktualitet Policia: 3 viktimat ishin të rastësishme

Policia: 3 viktimat ishin të rastësishme

970
0

Arrestohet nga policia e Vlorës autori i vrasjes së trefishtë që tronditi dje plazhin e Vlorës. Ai është një 18-vjeçar, i quajtur Leo Luan Osmëni, banues në Vlorë dhe person me precedentë penalë. Ndërkohë, policia po punon edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Arrestimi i autorit është kryer mbi bazën e provave të pakundërshtueshme.

Osmëni, pasditen e djeshme, ka hapur zjarr mbi pushuesit e një resorti në zonën e Kalasë në Vlorë duke lënë të vdekur në vend, tre persona. Më pas, ai u largua me automjetin e tij dhe policia u vu në kërkim të tij, duke vendosur edhe një shpërblim për informatorin.

Tre të vrarët ishin pushues që nuk kishin lidhje me vrasësin, i cili ka pasur objektiv një grup të rinjsh nga Fieri me të cilët ishte konfliktuar për arsye banale. Sipas burimeve policore për ‘A1 Report” mësohet se shkak i grindjes ka qenë ngacmimi nga djemtë fierakë i motrës së autorit të vrasjeve, Leo Osmënit, i cili ka shkuar në atë plazh pikërisht për të marrë hak ndaj tyre.

Nga burime të policisë së Vlorës mësohet se djemtë fierakë kanë qenë aty në atë plazh, por plumbat nuk kanë marrë asnjë prej tyre, por tre fatkeqët, që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen.

Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm sot nga policia e qarkut të Vlorës, ndërkohë që mësohet se ai ka pasur edhe bashkëpunëtorë në këtë veprim. Tre viktimat janë: Diana Ademi nga Vlora, 52 vjeçe; Sokol Isufaj nga Fieri, 34 vjeç dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç.
 

1010862_695315023827867_286093382_n

(Ne foto: E ndjera Diana Ademi)
 
ORA 16:50 POLICIA E VLORES DEKLARON ARRESTIMIN DHE MOTIVET E VRASJES
Artan Cuku, drejtori i Policisë së Vlorës deklaroi zot zyrtarisht se tre të vrarët e djeshëm janë të gjithë viktima të rastit, të cilët nuk kanë pasur asnjë konflikt me autorin dhe nuk kanë pasur njohje me të.

Sipas burimeve policore të Vlorës për ‘A1 Report” mësohet se shkak i grindjes ka qenë ngacmimi nga djemtë fierakë i motrës së autorit të vrasjeve, Leo Osmënit, i cili ai ka shkuar në atë plazh pikërisht për të marrë hak ndaj tyre.

Nga burime të policisë së Vlorës mësohet se djemtë fierakë kanë qenë aty në atë plazh, por plumbat nuk kanë marrë asnjë prej tyre, por tre fatkeqët, që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen.

Policia e Vlorës u njoftua dje, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00 se në plazhin e quajtur “Kalaja” është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale nga të cilët është konstatuar se një person i armatosur ka shtënë disa herë me armë zjarri e për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit:

Sokol Asqeri Isufaj, vjec 34, banues në Fier; Diana Ramazan Ademi, vjec 52, banuese në Tiranë, dhe S. B, vjec 17, banues në Prrenjas Librazhd.

Në lidhje me këtë ngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë u ngrit një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe janë kryer veprime operacionale në terren me mbështetjen e Forcave Speciale FNSH Fier, dhe Repartit RENEA Tiranë.

Nga veprimet paraprake hetimore, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit.

Sipas Cukut, ka rezultuar se 2 prej viktimave, shtetasit S. B., vjec 17 dhe Sokol Isufaj janë goditur nga plumba rikoshetë si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal.

VRASJA E TREFISHTE QE TRONDITI VLOREN DJE
Tre persona kanë humbur jetën pas një terrori në një plazh mjaft të populluar në Vlorë. Masakra ndodhi pasditen e djeshmë rreth orës 16:00, kur një i ri hapi zjarr me një armë tip kallashnikov drejt çadrave të plazhit, në zonën e njohur si “Kalaja” pranë “Ujit të ftohtë”.

Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë të ndodhur dje në Vlorë, shtetasin Leo Osmani, 25 vjeç. Leo Osmani dyshohet se ka pasur grindje me viktimën Sokol Isufaj, për motive të dobëta.

Ndërkaq dyshohet se vrasjet janë kryer nga një mik i Leo Osmanit. Tashmë dy të dyshuarit kryesorë janë shpallur në kërkim. Ndërsa arma e krimit është gjendur një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Gjatë të shtënave të ditës së djeshme, plumbat u kanë marrë jetën tre personave, Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, i cili dyshohet se ishte edhe objektivi i atentatit; Diana Ademit, 53 vjeç, e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime; dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, i cili ndodhej në Vlorë për pushime te halla bashkë me motrën e tij.

Asnjëri prej tre viktimave nuk ka qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë. Viktimat janë dërguar në morgun e qytetit, pasi nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.

Krismat e plumbave kanë shkaktuar panik në të gjithë zonën e plazhit, ku pushuesit ishin të shumtë në kohën e ngjarjes.

Viktimat janë goditur me kallashnikov nga një person, që ka qëlluar nga maja e shkallëve të gurta të plazhit e më pas është larguar me shpejtësi me një makinë tip “Fuoristradë”.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, mesohet se makina me të cilën ka mbërritur në vendin e ngjarjes autori i armatosur, është një fuoristradë e zezë, pa targa.

Policia ende nuk ka arritur të krijojë identikitin e autorit të ngjarjes, por dëshmitarët kanë dhënë detajet e para në lidhje me të, si veshja, mosha e përafërt, dhe paraqitja.

Autori përshkruhet nga dëshmitarët si një i ri 25-vjeçar me flokë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra. Rruga për në Ujin e Ftohtë u bllokua nga policia, e cila po heton ngjarjen dhe shoqëroi dëshmitarët në komisariat.

ORA 10:12 POLICIA E VLORËS SHOQËRON NË KOMISARIAT 100 PERSONA, 2 TË DYSHUAR KRYESORË
Mbi 100 të shoqëruar në komisariatin e Vlorës, mes tyre dy të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Këta dy persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës, nga focat e Reneas.

Ditën e sotme, policia e Vlorës ka marrë në pyetje edhe 2 të afërm të njërit prej viktimave, Sokol Isufajt, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Në mesditë pritet një konferencë nga drejtori i policisë Vlorë lidhur me ngjarjes.

ORA 09:05 MASAKRA NË VLORË, FLASIN FAMILJARËT E SOKOL ISUFAJT NGA ROSKOVECI I FIERIT
Paraditen e sotme, familja e Sokol Isufajt në Roskovec të Fierit ka hapur dyert për mortin.

Familjarët e Sokol Isufajt hedhin poshtë dyshimet e ngritura në disa media se ngjarja ka lidhje me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.

“Ngjarja nuk ka lidhje me vrasjen e Fatmir Xhindit. Dy vëllezërit e Xhindit na kanë ardhur për ngushëllim”, u shprehën familjarët e Sokol Isufajt.

Ata kanë shtuar se “me familjen Xhindi ne kemi krushqi dhe ata na kanë ardhur sot për ngushllim, ndërsa pista e hakmarrjes nuk është aspak e vërtetë”. “Sokoli punonte si elekriçist në një stacion pompimi në hidrovore në mes të pyllit prej disa vjetesh dhe gjatë kësaj kohe ka patur shumë raste që ka punuar turni i tretë dhe vinte vetëm në atë rrugë ku ai kalonte çdo ditë, dhe fare mirë mund të vritej, por kjo është absurde”, thonë familjarët.

Sokoli është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka qëndruar 7 vjet në emigracion, dhe prej vitesh banonte në lagjen “Apollonia”.

Ndërsa, komshinjë e viktimës janë shprehur se “familja e Sokolit dhe ai vetë kanë qenë shembull në pallat”.

KUSH ESHTE SOKOL ISUFAJ E VIKTIMAT E TJERA

Sokol Isufaj, 34 vjeç, është babai i dy fëmijëve. Ai mësohet se ka lënë vendlindjen shumë herët dhe është vendosur në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit.

1016453_695315457161157_50192672_n(Foto: Viktima Sokol Isufaj)

Serdi Bajlozi, 17-vjeçari nga Prrenjasi, ishte duke kaluar pushimet në Vlorë tek halla e tij së bashku me motrën më të madhe, kur është prekur nga plumbat.

ORA 20:45 DESHMITE NE POLICI

Dëshmitarët në polici kanë treguar se viktima Sokol Isufaj ka debatuar disa minuta para vrasjes me autorin e ngjarjes në një lokal dhe më pas është kthyer në plazh. Por autori e ka ndjekur nga pas dhe që sipër shkallëve, ka nxjerrë armën duke shtënë mbi të dhe pushuesit e tjerë që u bënë viktima.

ORA 19:22 POLICIA VENDOS SHPERBLIM PER INFORMATORIN, VRASJA PAS NJE GRINDJEJE OSE PER HAKMARRJE

Policia ka identifikuar tre viktimat, por jo autorin e krimit, për të cilin ka kërkuar informacion kundrejt shpërblimit.

Ora 16:50 TE SHTENA ME ARME NE PLAZH, TRE VIKTIMA DHE NJE I PLAGOSUR

Sipas korrespodentit Armand Xhelili nga Vlora, “në zonën e Ujit të Ftohtë ka pasur të shtëna me armë. Bëhet fjalë për person që ka dalë nga një makinë në zonën e plazhit dhe prej saj ka qëlluar me armë zjarri mbi pushuesit, duke vrarë tre vetë, ndërmjet tyre një grua.”
serdi-bajlozi
(Në foto: Një nga viktimat , 17-vjeçari nga Prrenjasi Serdi Bajlozi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here