3 të mitur janë ndaluar nga forcat e njësisë “Shqiponja”, pas tentativës së grabitjes në një pikë ‘Exchange’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në një pikë ‘Exchange” në rrugën e Durrësit, ndërkohë që të miturit janë kapur menjëherë me shumën prej 10 mijë eurosh teksa largoheshin në drejtim të qendrës së kryeqytetit.
Gazetari Spartak Koka raporton nga vendngjarja se 3 të miturit, një djalë dhe dy vajza të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë futur mesditën e sotme në pikën e “Exchange”, të pa armatosur. Njëra nga vajzat ka marrë dy vazo dhe i ka lëvizur për ti tërhequr vëmendjen punonjës së pikës “Exchange”, ndërkohë që bashkëpunëtorja e saj është futur menjëherë në pjesën e banakut dhe ka mundur të marrë 10 mijë euro.
Pas grabitjes 3 të miturit janë larguar menjëherë nga vendngjarja, në drejtim të qendrës së Tiranës. Pas denoncimit së punonjëses kanë arritur forcat e njësisë speciale “Shpiponja”, e cila ka mundur të arrestojë 3 të miturit, dhe të sekuestrojë shumën prej 10 mijë eurosh.