Specie te reja te bakterieve nafte-ngrenese , deri me tani te panjohura, po konsumojne me etje njollen e zeze e cila eshte formuar si pasoje e derdhjes se naftes nga pusi i kompanise britanike British Petrolium ne gjirin e Meksikes. Kane konsumuar naften me ritme shume me te shpejta se bakteriet normale nafte – ngrenese te njohura deri me tani dhe per me teper pa konsumuar oksigjen, pra duke shpetuar dhe specie te tjera te gjalla.
Jane rezultatet e dala nga nje studio e cila do te publikohet kete jave ne revisten shkence. Behet e ditur se mbetjet e naftes ne gjirin e Meksikes jane ngrene me ritme kurre te para me pare nga nje seri bakteresh, deklarojne ekspertet. Pra behet fjale per baktere te cilet jane mesuar te jetojne ne kushte ekstreme temperature dhe presioni.
Sipas biologeve keto baktere jane bere ne kete menyre per te qene te dobishem ne ngrenien e naftes. Ne punen e tyre si kosumues karburantesh , shpjegojne analistet, bakteriet kane perfituar nga efekteti shperndares i nje substance per te pastruar ujrat nga nafta e paperpunuar, duke lehtesuar keshtu punen e tyre .
”Rezultatet tregojne se keto bakterie luajne nje rol domethenes ne kontrollin e fundit te naftes se perhapur ne ujra” perfundojne shkencetaret.