INUK njofton se ka rifilluar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve në zonën e Selitës në kuadër të projektit të Unazës së re së Tiranës.
Për realizimin e këtij projekti do të prishen në disa faza rreth 200 objekte, poseduesit e 80 prej të cilëve janë shpronësuar dhe janë në pritje të përfitimit të shpërblimit, ndërsa për 15 objektet që janë planifikuar të rrëzohen në fazën e parë, pronarët e shpronësuar kanë përfituar edhe shpërblimin monetar.
Ndërkaq, sot rreth orës 13:30, mjetet e rënda të INUK realizuan shembjen e një objekti. Veprimet e INUK u kryen konform ligjit dhe në mirkuptim me pronartët.
Njëherazi INUK vijon aksonin për heqjen e tabelave reklamuese të vendosura pa leje nga bizneset në akset kryesore rrugore, që janë burim aksidentesh. Efektivat INUK kryen operacione në Rrugët Kashar-Rinas dhe Plepa-Rrogozhinë.
INUK njofton se inspekton dhe mban në kontroll të gjithë territorin e vendit për ndërtimet pa leje dhe në vijim të zbatimit me përpikmëri të ligjit do prishë të gjitha objektet e paligjshme kudo që ato ndodhen.