Tubacionet çahen dhe uji fillon të hyjë në kabinë, duke krijuar frikë mes pasagjerëve. Aq sa e kanë bindur komandantin e “A380 Airbus”, të shoqërisë australiane “Qantas”, i ngritur një orë më përpara nga Los Anxhelesi drejt Melburnit, të rikthehej aty ku u nis.
Kompania qetëson klientët: “Vendimi u mor vetëm për të shmangur problemet, pasagjerët nuk ishin asnjëherë në rrezik”.
Uji ka hyrë në katin e lartë të avionit, i destinuar për pasagjerët e “Business Class”. Por më keq e kaluan rreth 80 persona që ndodheshin në “Economy”: për shkak të një infiltrimi, ishin ata që dëgjuan zhurmat e para, duke u ngritur menjëherë dhe njoftuar asistentët e avionit.
Polemikat ishin të pashmangshme. Sipas sindikatës së inxhinierëve të aeronautikës, bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të sigurisë. “Nëse uji do të kishte hyrë deri në aparaturat elektronike, avioni do të kishte rënë”, – tha Stefën Ourvinas.
Por një zëdhënës i kompanisë “Qantas”, replikoi: “Të gjithë sistemet kritike të avionit janë shumë të mbrojtur, kështu që nuk pati asnjëherë ndonjë problem”.