Home Kuriozitete “Super Hena”, do te ndodhe me 14 nentor

“Super Hena”, do te ndodhe me 14 nentor

968
0

Pas 70 vitesh, bota do të shohë një ‘show’ spektaktolar astronomik, i cili nuk do të përsëritet deri në 2034.

Më 14 nëntor, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre.

Në fakt viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”. Në kalendarin e NASA-s 3 datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla. Hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës , por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë.

Tremujori i fundit i vitit 2016 është po ashtu një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here