Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se e ka liruar nga paraburgimi personin e arrestuar një ditë më parë, në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi, vrasje kjo e kryer më 26 korrik 2011.
Sipas zyrtarëve të Eulex-it, arrestimi ishte bërë gabimisht meqë ai nuk ishte personi që po kërkonin dhe se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht.
Arrestimi ishte kryer një ditë më parë në fshatin Çabër të komunës së Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i tij mbrojtës tha se ai ishte arrestuar derisa po provonte të rregullonte dokumentet e tij peronale në një zyrë në fshatin Çabër i cili banohet nga shqiptarët.
Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë së posaçme të policisë së Kosovës u vra në pritë në afërsi të Zubin Potokut, gjatë një operacioni për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Një ditë më vonë ai u shpall hero i Kosovës me dekret të posaçëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Hetimet e EULEX-it dhe policisë së Kosovës bënë që të shpallen në kërkim pesë pjesëtarë të komunitetit serb të dyshuar për vrasjen e policit.
Edhe pas më shumë gjashtë muajsh rrugët në veri po mbahen të bllokuara nga serbët vendas që kundërshtojnë çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.(voa)
EULEX Deshmit eshte duke i humbur ne vazhdimsi ..shkaun pe ndihmon .. flej shqiptar .. ec ne sy mbyll…