
Kompleksi Jon, që ndodhet tek Uji i Ftohtë në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës është shembur pjesërisht. Shpërthimi i kontrolluar i 300 kg eksploziv nuk ka shkaktuar shembjen e plotë të kompleskti. Janë gati 4 kate të pallatit 8 katësh të cilët nuk janë shembur.
Janë hapur 1500 vrima në kollonat e betonit të pallatit dhe tre brigada të xhenios kanë bërë mbushjen e vrimave me kallëpë tritoli C4,(rreth 300 kg) nga ku më pas do të kryhet dhe shpërthimi i komanduar për rrëzimin e objektit 8 katësh. TV A1 Report me grupin e xhirimit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndjek nga afër zhvillimet.
ORA 14: 10 ZJARRFIKESIT PASTROJNE TYMIN
Rruga është ende e bllokuar. Zjarrfikësit kanë pastruar tymin e shkaktuar nga shpërthimi.
ORA 14:00 NDODH SHPERTHIMI
Ndodh shpërthimi me eksploziv. Nga shpërthimi është shembur vetëm pjesërisht kompleksi Jon.
ORA 13: 55 NDERPRITET ENERGJIA ELEKTRIKE
Është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie. Forcat xheni, delta forcë janë në gadishmëri dhe masat e sigurisë janë të rrepta. Qytetarë të shumtë vëzhgojnë procesin.
ORA 13:08 BOSHATISET KOMPLEKSI JON
Janë larguar ekspertët e xhenios. Rrruga është bllokuar dhe po shtrohet fitili për shpërthimin e telekomanduar. Shpërthimi i kontrolluar me komandë do të bëhet rreth 40 metra larg kompleksit Jon
ORA 13: 17 LARGOHEN EKSPERTET E XHENIOS
Ekspertët e xhenios janë larguar nga Kompleksi Jon, që ndodhet tek Uji I Ftohtë në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.
Rrruga është bllokuar dhe po shtrohet fitili deri tek paisja e cila do të bëjë shpërthimin e telekomanduar.
ORA 12: 55 ZJARRFIKESE DHE AMBULANCA NE VENDNGJARJE
Katër zjarrfikëse dhe dy ambulance mbërrijnë pranë kompleksit “Jon”. Sasia më e madhe e eksplozivit është vendosur në kollonat kryesore të 3 kateve të para.”Janë dëmtuar kryesisht kollonat mbajtëse. Shembja do të bëhet në krahun e pishinës, me qëllim që të mos ketë problem në rrugë. Ndërkohë që forcat e policisë dhe INUK kanë vendosur perimetrin e sigurisë.”- informon gazetari Rusta.
ORA 12: 45 DREJT PERFUNDIMIT VENDOSJA E EKSPLOZIVIT
Eksplozivi vazhdon te vendoset në të gjithë pjesën e kollonave. Punonjësit e INUK dhe reparti i xheniove vijojnë të kryejnë vendosjen e eksplozivit, rreth 300 kg. Forca të shumta sigurie, forca të policisë janë vendosur në kompleksin “Jon” .
ORA 11: 30 DERVISHI: RAST I KORRUPTIMIT TE GJITHE INSTITUCIONEVE SHTETERORE
Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi ishte pranë kompleksit “Jon” për inspektim dhe të shëtitores. Bervishi tha se Kompleksi Jon është një rast korruptimi i të gjithë instituiconeve të shtetit.
“Ju orientova në drejtimin e së ardhmes së qytetit të Vlorës. Së bashku me agjencinë kombëtare të Planifikimit të Territorit inspektuam shëtitoren. Sa i takon prezencës tuaj ( flet për gazetarët) është një proces që po vazhdon dhe do të vazhdojë sipas planifikimit. Nuk kam koment për ngjarjen e djeshme, kam besim në institucionet e shtetit dhe prokuroria do e zbardhë sa më shpejt. Kjo nuk është replikë, por detyrë e institucioneve.
Është një rast korruptimi i të gjithë institucioneve të shtetit dhe nuk duhet të përqëndrojmë vëmendjen aty ku preferon dikush. Është klimë korrupsioni dhe informaliteti. Është detyra jonë e të gjithëve që ta bëjmë me korrektesë.”