Home Aktualitet Mat, banoret nxjerrin skrap nga predhat

Mat, banoret nxjerrin skrap nga predhat

652
0

predheShqiptarët protestuan kundër armëve kimike të Sirisë për të shmangur rrezikun, por shumë zona të vendit tonë mbeten të rrezikuara nga armatimet e ish-regjimit komunist. Zëri i banorëve që bashkëjetojnë me mbetjet e armëve të dikurshme, asnjëherë nuk vjen aq fort sa ai i protestave të Tiranës, pasi ata jetojnë bashkë me rrezikun në zona të thella të Shqipërisë.

Madje banorët tentojnë të fitojnë diçka nga dhurata e hidhur, me të cilën vetëpunësohen, në mungesë të një mundësie tjetër.
Një ndër këto zona mjaft të rrezikshme vijon të mbetet fusha e shkrirjes dhe demontimit, pranë repartit ushtarak të Qafë Shtamës, në komunën Komsi të rrethit të Matit.

Të vetëdijshëm apo jo, banorët atje, në tentativë për të siguruar bukën e gojës, gërmojnë në tokën e rrezikshme, ndërsa municionet e pa demontuara rrezikojnë të shpërthejnë.

Fëmijë, gra dhe burra rrezikojnë jetën për vetëm 500 lekë që mund të fitojnë, ndërsa shteti hesht përballë rrezikut të paralajmëruar.
“Ca jemi tu qit, se s’qesim kurrgjë. Për 5 mijë lekë.”- shprehet një banore e zonës.

Nënkryetari i komunës Komsi, Fatmir Kolaj tregon rrezikun që u kanoset banorëve të kësaj zone, ndërsa apelon për ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë.

“Në fushën e shkrirjes, herë pas here janë bërë plasje të ndryshme, sa që janë krijuar disa gropa shumë të mëdha. Ky rrezik konkretisht u paraqit në vitin 2008, kur duke mbledhur skrap aty, fatkeqësisht gjeti vdekjen një djalë 17 vjeçar. Qeveria në radhë të parë duhet të marri masa për asgjësimin, për pastrimin e gjithë ambientit.”- shprehet nënkryetari i komunës.

Në këtë zonë mendohet të jenë me dhjetëra tonë mbetje, të cilat vijojnë të jenë të pa demontuara në thellësitë e tokës, që gërmohet çdo ditë nga banorët si një mundësi për fitime, përmes rrezikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here