Home Ekonomi “Bankers Petroleum” pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar

“Bankers Petroleum” pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar

512
0

bankers-620x372Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije përmes një njoftimi për media se “Bankers Petroleum” është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pas negociatave të zhvilluara me “Bankers Petroleum”, kanë arritur marrëveshjen për caktimin e një eksperti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011.

Eksperti i përzgjedhur është “Pricewaterhouse Coopers”, kompani e njohur ndërkombëtarisht, e cila do të asistohet edhe nga ekspertët e kompanisë “Navigant Consulting”, e specializuar për analizën e shpenzimeve hidrokarbure.

Raporti përfundimtar i ekspertëve mbi mosmarrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe “Bankers Petroleum” parashikohet të jetë gati brenda 4 muajsh.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me “Bankers Petroleum” kanë rënë dakord gjithashtu për nisjen e një procesi negociatash për amendimin e marrëveshjes hidrokarbure, me synim përmirësimin e termave financiare të marrëveshjes, duke korrigjuar problematikat e hasura deri më tani dhe përmirësuar procedurat për një kontroll më efikas të strukturave të shtetit.

Previous article5G tashme nje projekt. Ja cfare duhet te dini
Next articleQeveria Shqiptare vleresohet per mbeshtetjen e Inovacionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here