Home Kulture Kompozitori Aleksandër Peçi koncert më 14 tetor

Kompozitori Aleksandër Peçi koncert më 14 tetor

897
0

Ai ishte 14 vjeç kur vendosi të hedhe nota e para në pentagram. Aleksander Peçi, ndoshta nuk e kishte çuar në mendje se do të zinte vend në rradhët e korifenjëve të muzikës shqiptare. Sot pas një karrierë të gjatë autori i sa e sa kompozimeve numëron një trashigimi të patjetërsueshme muzikore. Peçi vjen së fundimi për publikun shqiptarë me një koncert të veçantë, në mbrëmjen e datës 14 tetor, në Universitetin e Arteve.
Po me të njëjtin koncert, vetëm pak ditë më parë muzika e Aleksander Peçit mori duartrokitje e një publiku me shije, si ai francez.
Koncerti i do të jetë i përbërë nga katër vepra të Peçit. “Koncert për piano dhe orkestër”, ndërsa pas do të vijojë me”Lotët e Planetit”, “Danci i diellorëve” dhe “Liturgji e Tokës sime”, që i është dedikuar Nënë Terezës. Ky koncert do të drejtohet nga dirigjenti i njohur Pierre Strauch. Me datë 13 tetor kompozitori i mirënjohur i muzikës shqiptare do ti akordohet titulli “Mjeshtër i madh”, nga presidenti Bamir Topi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here