Home Aktualitet Trafiku Mal i Zi-Durrës, kapet njeriu i deputetes Albana Vokshi

Trafiku Mal i Zi-Durrës, kapet njeriu i deputetes Albana Vokshi

687
0

duresNjeriu i afërt i Albana Vokshit, deputetes demokrate të Durrësit, preferonte kontrabandimin e verës italiane, përveç sasive të mëdha të naftës. Zyhra Vokshi dhe 10 të tjerë e merrnin naftën, verën dhe alkoolin ushqimor me peshkarexhe nga Mali i Zi dhe e fusnin në depozitat 20 mijë litërshe të mjeteve të tyre lundruese, për ta sjellë në brigjet e Durrësit.

Aty malli hiqej dalëngadalë prej mjeshtrave dhe shitej me pakicë në pikat e Durrësit apo Shijakut, duke i shkaktuar shtetit një dëm kolosal, pasi aktiviteti zhvatës zhvillohej prej disa vitesh.

Nafta dhe pijet, prej depozitave të peshkarexheve vendoseshin në depozitat e bëra apostafat nëpër makina apo furgonë, të cilat mbanin deri në 1 ose 2 ton. Në 2 muajt e hetimeve, të operacionit “Dallga”, kryepolici i Durrësit dhe prokurori Afrim Shehu, në bashkëpunim dhe koordinim me vartësit, patën fiksuar prova të pakundërshtueshme si përgjigjmet ambientale e ato telefonike, foto dhe filmime.

Grupi hetimor ka vërejtur se gjithnjë, “bosët” e ofronin mallin e tyre me çmim më të ulët seç ishte në tregun e pakicës. Përfundimisht, Ministria e Brendshme, Antikrimi ekonomik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Taks-Forcë të Prokurorisë së Durrësit, mundësuan çmontimin e këtij rrjeti.

Të arrestuarit
Në pranga ra Zyhra Vokshi, 60 vjeçe, banuese në Durrës, me arsim të lartë, pronare e Anijes së peshkimit “Ernald”. Në Durrës e njohin si halla e Albana Vokshit, porse redaksia e gazetës “Shqiptarja.com” ka konfirmuar vetëm faktin se ajo është një e afërt tepër e ngushtë e deputetes demokrate, pra kushërirë e parë ose e dytë. I arrestuari i dytë është Emiljano Kuçi, 32 vjeç, i punësuar si shofer pranë të njëjtës anije peshkimi.

Ndërkaq, prangat u janë vënë edhe 2 të punësuarve të tjerë pranë anijes “Ernald”, shtetasve Irgen Balla, 33 vjeç, me arsim të lartë, me profesion inxhinier, banues në Durrës si dhe shtetasit Altin Imeraj, 20 vjec, banues në Durrës.

Më tej është kryer ndalim dhe për shtetasit Ahmet Masha, 30 vjeç, banues në Durrës, djali i pronarit të anijes së peshkimit “Rovato”, Ardian Cani, pronari i anijes së peshkimit “Iliria”, Eugen Hysa, 37 vjeç, banues në Durrës, pronar i një magazine me vendodhje në Shijak, në të cilën janë gjendur mjetet që shërbenin për trasportin e karburantit dhe Arbër Çerkini, 26 vjeç, shofer pranë anijes së peshkimit “Ernald”.

U procedua në gjendje të lirë 40-vjeçari Ernald Oreshka, i punësuar në peshkarexhen “Ernald” si dhe u shpallën në kërkim Fundim Masha, 29 vjeç, djali i pronarit të anijes “Rovato”, banues në Durrës dhe Kujtim Brahimi, 50 vjeç, banues në Durrës, punëtor në të njëjtën anije.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here