KUKES– Sëmundja e “gjuhës blu” gjen terren edhe në Qarkun e Kukësit, teksa blegtorët e fshatrave Surroj, Kalimash, Golaj dhe Tropojë, kanë lajmëruar për prezencën e virusit të “gjuhës blu” edhe në bagëtitë e këtij qarku.
Ekspertët të Drejtorisë së Bujqësisë kanë ushtruar kontrollet në terren ku janë marrë kampione gjaku nga bagëtitë e sëmura dhe janë dërguar 120 kampionë në laboratorin në Tiranë, nga të cilët vetëm 36 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sakaq drejtuesit e bujqësisë i bëjnë apel blegtorëve që ushqimin e bagëtive të prekura nga ky virus mos ta konsumojnë, dhe bagëtitë e ngordhura t’i groposin.