Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur paraditen e sotme në Orikum të Vlorës.
Mësohet se trupi i dekompozuar i gruas është gjetur në vaskat e peshkimit në Tragjasë ndërsa ende nuk dihet identiteti i saj.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë kufoma do t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për vdekje aksidentale, vrasje apo vetëvrasje