Në vendgrumbullimin e mbeturinave, në Sharrë të Tiranës, është gjetur pa jetë trupi i një 17-vjeçari të quajtur Ardit Xhoklaj.
Nga hetimet paraprake, rezulton se i riu i kishte duart të veshur doreza dhe në trup është I mbuluar me një mushama, të njëjta me të punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.
Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Trupi është transportuar për në morg ku po kryhet autopsia nga eksperti mjeko ligjor.
Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes megjithëse burime nga policia thonë se viktima ka dëmtime në fytyre.
Nuk dihet edhe nëse i riu punonte në këtë landfilld, por trupi i tij është gjetur rastësisht nga një punëtor i këtij vendgrumbullimi të mbeturinave.