Home Aktualitet Fratini-Lambrinidis: Presim rezultate konkrete nga palët

Fratini-Lambrinidis: Presim rezultate konkrete nga palët

506
0

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis e kanë nisur vizitën e tyre në Tiranë me një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Dy ministrat të cilët shoqërohen nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi kanë zhvilluar takimin e parë me numrin dy të qeverisë ndërsa kanë deklaruar se pas situatës së re politike të krijuar në vend presin rezultate konkrete.
Ata kanë kërkuar angazhimin konkret të të gjitha forcave politike për të përmbushur reformat që do të bëjnë të mundur integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu dy ministrat kanë deklaruar më tej se Italia dhe Greqia mbështesin integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën e integrimit ndërsa ka shtuar se vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.
Më tej dy ministrat e BE-së Fratini dhe Lambrinidis janë takuar më pas me kryeministrin Berisha ndërsa më vonë do takohen edhe me presidentin Topi dhe kreun e PS-së Edi Rama.
Përfaqësuesit e dy vendeve të Bashkimit Europian gjatë vizitës në Tiranë synojnë që të nxisin dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave të nevojshme për pëparimin e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Misioni në Tiranë vjen në një moment kur Komisioni Europian pritet të publikojë në muajin tetor raportin e tij të vlerësimit mbi ecurinë e vendit si dhe të japë opinionin mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here