Home Kulture Balerinët rus, mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit

Balerinët rus, mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit

639
0

Kanë marrë duartrokitjet e zjarrta të publikut shqiptarë balerinët rusë, të cilët përformuan në një natë gala, në Teatrin e Operas dhe Baletit. 14 solistët e teatrit Balshoi dhe Marinksi ndër teatrot më prestigjozët në Rusi dhe në botë, për rreth 120 minuta sollën pjesë nga ajka e baletit klasik botëror dhe rus.
Shfaqja filloi me interpretimin e balerinëve Ekaterina Osmollkina dhe Anton Korsakov, me pjesën “Pa de de klasike”, nga Çajkovski, duke vazhduar më pas me “Gotshalk me Tarantela”, që erdhi nga Elena Jevsejeva dhe Denis Matvijenko. Gjithashtu pati fragmente nga balieti Ballo e fantazmave, Vdekja e Mjelës, Don Kishoti, Pirati, Liqeni i Mjelmave, etj.
Vihej re se një pjesë e mirë e publikut pjesëmarrës i përkiste moshës mbi 50 vjeç dhe kjo pasi një pjesë e mirë e tyre kanë studiuar në Rusi në periudhën e komunizmit apo kanë ndjekur nga afër baletin dhe artin rusë që është më i njohuri në botë.
Në koncertin gala të solistëve rusë Teatri i Operas dhe Baletit hapi sezoni e ri artistik. Solistë rusë vijnë në Shqipëri me rastin e javës kulturore shpirtërore ruse. Java artistike do të përqëndrohet edhe në qytetin e Durrësit dhe Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here