Humbja e thellë e demokratëve në bashkitë e mëdha dhe bastionet e konsideruara të djathta në zgjedhjet e 21 Qershorit ka shërbyer për deputeten demokrate Mesila Doda si një konfirmim se deputeti i ndjerë Sokol Olldashi kishte të drejtë kur thoshte se politika nuk është llogari meskine numrash, por filozofi e inspirim.
Deputetja e njohur për qëndrimin e saj kritik ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, është e para që komenton rezultatin e dobët të së djathtës në këto zgjedhje vendore. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku demokratja ka postuar edhe një foto me ish-deputetin Sokol Olldash, shkruan:
“Të paktën sot biem dakord të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ja kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash…është filozofi dhe inspirim”.