Home Aktualitet KQZ rinumeron votat e Lezhes. Deri tani asnje ndryshim

KQZ rinumeron votat e Lezhes. Deri tani asnje ndryshim

540
0

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi paraditen e sotme (ora 10:00) punën për rinumërimin e votave në qarkun Lezhë. Pas miratimit një ditë më parë të vendimit për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ përcaktoi rregullat që do ndiqen për hapjen e kutive.

Rinumërimi i votave do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë. KQZ ka rënë dakord që 248 kutitë e votimit të Lezhës të sillen në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës(Tiranë), gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është parashikuar që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti. Përfaqësuesit e partive politike do të kenë nga një vëzhgues gjatë procesit të numërimit.

Ndërkohë, gjatë debatit për këtë çështje ata shprehën dyshime se vendimi i KQZ-së nuk ka bazë ligjore dhe cënon integritetin e kutive të votimit.
Gjithashtu, të premten KQZ vendosi për rinumërim të votave edhe në qarkun e Shkodrës, pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, që pretendon se në këtë qark i është marrë padrejtësisht një mandat, i cili i ka kaluar demokratëve.

Vendimi për hapjen e kutive në Lezhë u iniciua nga anëtarët e KQZ-së, pas rinumërimit më parë të 10 kutive të këtij qarku, ku u konstatuan shkelje dhe parregullsi.

Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi tre mandate. Por pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ të rezultateve të 10 QV-ve në ZAZ-në nr. 13 të kësaj zone zgjedhore, numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar një mandat.

284 KUTI
Është në total numri i kutive të votimit të Qarkut Lezhë që do të rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
39 MIJË VOTA
Nga rezultati fillestar i Qarkut të Lezhës, koalicioni i majtë ka siguruar 39.242 vota në zgjedhjet e 23 qershorit.
38 MIJË
Koalicioni i djathtë, referuar rezultatit fillestar të zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës ka siguruar 38.903 vota në total.
80 KUTI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që nga 284 kutitë në total të Qarkut të Lezhës të numërojë 80 kuti në ditë.

REZULTATET E RINUMËRIMIT

QV 06 81 / REZULTATI PËERPUTHET ME TABELEN ELEKTRONIKE
U gjetën 116 fletë votimi
Vota te pavlefshme 0
LSI 7 vota
PS 35 vota
PD 66 vota
Totali 116 vota
FRD 2 vota

QV 06 80
Fletë votimi 333
Vota të pavlefshme 5
Vota të vlefshme 328
LSI 41
PS 99
PS144
FRD 2

QV 06 85
127 zgjedhës
Fletë votim gjetura 127
Të pavlefshme
LSI 14
PS 26 vota
PD 26 vota
FRD 2 vota

QV 06 82
Fletë votimi 251
Vota të pavlefshme 5
të vlefshme 246
LSI 17
PS 67
PD 94
AK 1

QV 06 82/1
Fletë votimi 212
Të pavlefshme 4
208 të vlefshme
LSI 30
PS 60
PD 48

QV 06 80/1
292 fletë të gjetura
10 të pavlefshme
LSI 19 vota
PS 97 vota
PD 85 vota

QV 06 83
Fletë votimi 306
Të pavlefshme 7
Të vlefshme 299
LSI 24 vota
PS 110 vota
PD 83 vota
AK 3 vota
FRD 9 vota

QV 06 86
Fletë votimi 217
Të pavlefshme 7
Të vlefshme 210
LSI 39 vota
PS 64 vota
PD 73 vota
AK 2 vota
FRD 3 vota

QV 06 84
404 fletë votimit
5 të pavlefshme

LSI 35 vota
PS 119 vota
PD 182 vota

QV 07 12
410 fletë votimi
LSI 61 vota,
PS 132 vota
PD 124 vota

QV 07092
386 fletë votimi
LSI 64 vota
PS 155 vota
PD 112 vota

QV 0714/1
447 fletë votimi
LSI 58 vota
PS 174 vota
PD 143 vota

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here