Home Bota Bie nga avioni në rrugët e Londrës. Policia: Viktima shqiptar ose...

Bie nga avioni në rrugët e Londrës. Policia: Viktima shqiptar ose maroken

620
0

Një udhëtar pa biletë ka rënë nga një lartësi e madhe mbi një rrugë të qetë në periferi të Londrës, teksa trupi i tij i ngrirë ra nga një aeroplan në fluturim gjatë uljes për në aeroport.

Viktima kishte hipur në pjesën e poshtme të avionit, jashtë tij, për të siguruar kështu udhëtimin pa biletë.

Trupi i viktimës, që sipas Daily Mail, mendohet të jetë në rreth të 30-ave nga Shqipëria ose Maroku, u gjet nga banorët e tronditur mëngjesin e djeshëm, në orën 07:55, pranë një makinë të parkuar, disa milje larg aeroportit “London Heathroë”

Autoritetet në Mortlake, në jug-perëndim të Londrës, thanë se udhëtari pa biletë kishte pësuar lëndime të shumta dhe pjesë të trupit të tij ishin shpërndarë në rrugë, por asnjë tjetër nuk ishte lënduar.

Ishin banorët ata që panë ngjarjen suke e përshkruar atë si një “zhurmë monstruoze”, teksa panë trupin pjesë-pjesë që binte nga avioni mbi rrugë.

Sipas ekspertëve, mendohet se ai ngriu deri në vdekje për shkak të temperaturave të larta që janë në pjesën e poshtme të avionit, ku arrijnë deri në – 40 gradë Celsius, ndërsa duket se trupi ka rënë nga lartësi e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here