Home Sport Granit Xhaka: Nuk do të këndoj as himnin zvicerian as atë shqiptar

Granit Xhaka: Nuk do të këndoj as himnin zvicerian as atë shqiptar

504
0

Sonte në orën 20:30 në stadiumin “Sëissporarena” do të luhet ndeshja Zvicër-Shqipëri, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Brazil 2014.

Granit Xhaka i shumë përfolur ditët e fundit me deklaratat pro dhe kundër tij në një intervistë për të përditshmen “Blick” ka pranuar se kjo do të jetë një sfidë e veçantë dhe e vështirë në aspektin emocional.

“Ndoshta do të fishkëllehemi nga tifozët, por nuk do të hutohemi në fushë. Sakaq, përsa i përket himnit që do të kërndoj në fillim të ndeshjes, kam vendosur që nuk do të këndoj as himnin shqiptar dhe as himnin zviceran.Ndërsa nëse do të shënojë gol nuk do të festojë, por nuk do të ndodhë e njëjta gjë nëse do të shënojnë shokët e ekipit” ka pohuar Xhaka.

Kjo do të jetë një sfidë mjaft e vecantë për të gjithë shqiptarët që luajë me ekipin kombëtar zvicerian. Vendasit janë të friksuar, pasi i tremben numrit të madh të tifozëve kuqezinj në stadium, pasi nga 15,600 ulëse në stadium, së paku 6.000 prej tyre do të jenë të mbushura me tifozë kuqezi.

Babai i Granit Xhakës, Ragipi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se Granit Xhakës duhet t’i vije turp se si mendon t’i shënojë gol vendlindjes së gjyshit të tij.

Ragipi thotë se turp duhet t’i vije vetë Dukës. Madje, numrin një të futbollit shqiptar e quan edhe mafioz, që sipas tij, për para mund të bëhet edhe grek.

Të martën, djali i juaj, Graniti do të luajë kundër Shqipërisë. Për kënd do të bëni tifozllëk ju, për djalin, apo për Shqipërinë?

Do të doja të më kursenit nga kjo pyetje. Thjesht nuk kam koment. Është njësoj sikur kur luante Granit Xhaka me Baselin, kundër djalit tjetër, Taulantit me Grasshopersin. Kur luanin këta kundër njëri-tjetrit doja që takimet të përfundonin barazim, kurse për ndeshjen, Zvicër – Shqipëri nuk mund të them se me kënd jam.

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, iu përgjigj Granitit, duke thënë se duhet t’i vije turp se si mendon t’i shënojë Shqipërisë. Si e komentoni ju këtë?

Së pari turp duhet t’i vije pikërisht atij që merret me Granitin. Djali im nuk ka thënë se do t’i shënojë gol Shqipërisë, e ka thënë që nëse shënon, atëherë nuk do të festojë. Graniti është bir i shqiptarit dhe të gjithë e dinë se sa ka dhënë për vendin e vet, familja Xhaka. Prandaj, Duka që për mua është vetëm një mafioz, për pare është në gjendje të bëjë çmos, madje edhe të bëhet grek. Nuk dua të merrem shumë me të, sepse nuk ia vlen për një njeri të tillë të flasësh, por më vije keq se si merret me deklaratat e Granitit. Ai në vend se të mundohet të ndreq punët me Zvicrën, dhe të shpresojnë se do t’ia mposhtin ndonjë kundërshtar direkt për vendin e dytë, ai mundohet të tregojë kinse patriotizmin e tij me deklarata.

Cila ishte e vërteta e bisedimeve me FSHF-së, para se të vendosnit të luanit për Zvicrën?

Ju betohem edhe sot, se ata kurrë një shkresë, një e-mail, apo të paktën një letër nuk e kanë dërguar në drejtim të Granitit, për të luajtur për Shqipërinë. Kam qenë unë ai që i kam telefonuar për të luajtur Graniti dhe Taulanti për Shqipërinë. Ata janë sjell si rrugaç, duke më kërkuar përmes telefonit a Po a Jo. Kur i kam lutur nuk kanë dashur, tani duan t’i hakmerren Granitit.

Si është Graniti emocionalisht para ndeshjes?

Ai është mirë, por ka presion. Sidomos të mediave të Zvicrës. Mezi po pres të shkoj dhe ta shoh para ndeshjes. Kurse takimin do ta ndjek në stadium.

Graniti dhe Xherdani kanë deklaruar për mediat e Zvicrës, se mund të luajnë për Kosovën, kur Kosova të pranohet në UEFA e FIFA.

Jo mund të luajnë, por ju them që tani se djemtë e mi, Graniti dhe Taulanti do të luajnë për Kosovën. Ata janë të Kosovës me rrënjë, nuk janë të Shqipërisë, dhe ata do të luajnë për Kosovën. Për këtë do të bindeni kur të pranohet Kosova në UEFA e FIFA.

U ke dërguar fanella dhe topa Trepçës dhe Kosovës së Vushtrrisë. Pse pikërisht këtyre skuadrave?

Djemtë e mi duan t’u ndihmojnë të gjitha skuadrave, dhe jo vetëm këtyre, por nisma jonë është t’u ndihmojmë të gjitha klubeve në Kosovë. Pse Trepçës dhe Kosovës së Vushtrrisë, sepse kanë ngjyra të fanellave të kaltra, që na shtyn t’u dërgojmë atyre këtë herë. Më parë kam ndihmuar edhe Prishtinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here