Një makinë ka shpërthyer rreth orës 07:15 të mëngjesit në qendër të qytetit të Vlorës. Nga raportimet e para të korrenspondentes Jerola Ziaj, dyshohet se automjetit i është vendosur lëndë plasëse.
Nga shpërthimi mësohet se ka vdekur drejtuesi i mjetit, ndërsa të plagosur kanë mbetur një pasagjere 19-vjeçare dhe një kalimtar i rastit.
Sipas dëshmitarëve të rastit, makina fuoristradë ka shpërthyer në ecje.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses.
Efektivët e qytetit blu janë duke punuar për të zbardhur shkakun e vërtetë të shpërthimit.