Home Bota Vajza 9-vjecare vret aksidentalisht instruktorin e armeve

Vajza 9-vjecare vret aksidentalisht instruktorin e armeve

626
0

vrasje-arizonaNjë vajzë nëntë vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka vrarë instruktorin e saj teksa ky i fundit i mësonte se si të përdorte një automatik. Kjo video është xhiruar nga prindërit e vajzës disa sekonda përpara aksidentit fatal për 39-vjeçarin Charles Vacca, ndërsa regjistrimi tronditës është siguruar nga policia.

Në video shihet instruktori që udhëzon vajzën të mbajë armët me të dyja duart si dhe përqëndrimin në objektiv. Në këtë moment vajza humb kontrollin me të dyja duart dhe arma tërhiqet në të majtën e saj duke goditur në kokë intruktorin.

Ky i fundit dërgohet fillimisht në spitalin e Las Vegasit, por vetëm pak minuta më vonë humb jetën si shkak i goditjes. Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me vajzën 9-vjeçare e cila mësohet se nuk është lënduar.

uziSipas BBC, mësimi i armëve të zjarrit nga fëmijët e vegjël është një praktikë e zakonshme në SHBA. Ndërkaq, shumë nga poliglonet e qitjes kanë rregulla të rrepta sigurie për fëmijët, por ende nuk dihet mosha e kufizimit të kësaj veprimtarie. Vajza po perdorte nje automatik tip Uzi, kur e qellon ne koke instruktorin

Ndërkaq, Ligji i armëve në Arizona përcakton qartë se një person duhet të jetë së paku 18 vjeç për përdorimin e një arme zjarri, por ky ligj nuk zbatohet në pronon private ose në qoftë se i mituri është i shoqëruar nga prndërit apo një instruktor i certifikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here