Home Politike Mazhoranca miraton Vetingun pa votat e opozites

Mazhoranca miraton Vetingun pa votat e opozites

763
1

vetinguJo 84, por 88 vota siguroi koalicioni qeverisës për të miratuar ligjin “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” e vetme, pa asnjë votë të mazhorancës. Pas debatit politik dhe bojkotit të opozitës, mazhoranca ngriti kartonët e saj jeshilë për të miratuar ligjin që fillon praktikisht pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit.

88 votave të mazhorancës ju bashkuan të gjitha votat e PDIU-së, LSI-së, Armando Prenga i vetëpezulluar nga parlamenti, si dhe Tom Doshi, duke zhgënjyer të gjithë skeptikët se mazhoranca nuk mund të arrinte e vetme shumicën e cilësuar. I vetmi që abstenoi gjatë gjithë votimit ishte Vangjel Dule, teksa mungoi Nard Ndoka dhe deputetja socialiste Mira Shehu që nuk ndodhej në Shqipëri.

Opozita, e cila më herët kishte shprehur kundërshtinë e saj për këtë variant të ligjit, nuk dha votën kundër të saj, por bojkotoi. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, e deri atëherë pritet firma e Presidentit të Republikës për dekretimin ose jo të tij. PD është zotuar se do ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese duke paralajmëruar se zbatimi i këtij ligji do të kërkojë kohë.

Ligji për vetingun, është më i rëndësishmi në të gjithë reformën në drejtësi dhe përbën gjithë thelbin e saj. Ai përcakton mënyrën se si do të verifikohet pasuria, lidhjet me krimin dhe afëtësitë profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe ndihmësve ligjorë të tyre. Bashkë me ligjin janë miratuar dhe 5 shtojca, që përbëjnë 5 formularë me të cilët do të rrëfehen subjektet e rivlerësimit.

1 COMMENT

  1. Opozita edhe në miratimin e Kushtetutes pati ngulë kamb si gamari n' baltë,por u miratue. Me veprimet e mosveprimet e saj opozita ia ul vlerat vehtes kur do me gjete " hala n' perpeq " Pse, pak ligje miratoi kjo opozitë kur ishte në pushtet pá miratimin e ish opozites e mire bani. Opozita e pozita n' Shqipni e shohin njani-tjetren si armiq. Turp. Në votuesit kemi bindjet tona, por veprojme njimendjeje per t' miren tone, ndersa politikanët mendojne per vehte si te kapin pushtetin. Boll noten n' ulna te turbullta. Zotni politikan, shpejtoni procesin e integrimit n' Evropen tone, se po vdesim oriental, kamikaz e ISIS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here