Home Teknologji NASA, akses per studimet shkencore

NASA, akses per studimet shkencore

165
0

1471969816nasaaaNga tsunamët në sipërfaqen e Marsit e deri tek jeta në hapësirë dhe ndikimi që ka ajo tek flokët e austronautëve; NASA hap dyert.

Agjencia Amerikane e Hapësirës është duke u dhënë dorën e fundit punimeve për PubSpace, një faqe në internet ku gjithkush mund të ketë akses në dekada të tëra studime hapësinore.

Në këtë faqe, NASA do të publikojë të gjitha studimet e bëra deri më tani, sigurisht, me përjashtim të atyre që janë vlerësuar se mund të cënojnë sigurinë kombëtare.

Për momentin janë 850 artikuj të hedhur në bazën e të dhënave në këtë faqe, ndërsa brenda një viti, NASA thotë se do të ngarkohen të gjitha dosjet e tjera.

Përveç kureshtjes së njerëzve, NASA shpreson që me publikimin e këtyre studimeve të marrë edhe ndonjë dorë ndihmë.

“Publikimi i këtyre studimeve nuk bën gjë tjetër veçse pasuron akoma më shumë kërkimet tona. Si shkencëtarë dhe inxhinierë mund të na ketë shpëtuar ndonjë detaj, sado i vogël qoftë ai, ndaj kjo shpresojmë të na ndihmojë”, thotë Ellen Stofan, shefe e sektorit shkencor të Agjencisë.

Në të njëjtat gjurmë duket se po ecën edhe ESA, Agjencia Hapësinore Europiane, e cila i ka vendosur objektiv vetes publikimin e studimeve të kryera ndër vite brenda vitit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here