Home Aktualitet Vrasje e dyfishte ne Shijak, ekzektutohen babe e bir

Vrasje e dyfishte ne Shijak, ekzektutohen babe e bir

696
0

Ekzekutohen me armë babë e bir. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur “4 rrugët e Shijakut”. Persona të paidentifikuar, sipas të dhënave të para, kanë vrarë shtetasin Rifat Sula 55 vjec dhe djalin e tij, vetëm 24 vjec, Izmir Sula.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje të dyfishtë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, por nuk jep detaje për këtë vrasje pa autorë.

Nga banorët e zonës deklarohet se plumbat kanë rënë mbi dy persona të cilët nuk kanë pasur kurrë probleme me askënd, cka e vesh me më shumë mister vrasjen. Sipas policisë vrasja është bërë me një automatik tip kallashnikov rreth 30 metra larg shtëpisë së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here