Home Aktualitet Zhduket portofoli i Olldashit, prokuroria pushon hetimet

Zhduket portofoli i Olldashit, prokuroria pushon hetimet

606
0

makina-olldashitProkuroria e Tiranës nuk ka mundur të zbulojë emrin e “hajdutit” që vodhi portofolin dhe disa sende personale të të ndjerit Sokol Olldashi. Hetimi që u iniciua për gjetjen e portofolit të deputetit të PD, është pushuar nga organi i akuzës, për shkak të mos pasjes të provave. Portofoli nuk u gjet mes provave të fiksuara në vendgjarjen, e aksidentit fatal ku humbi jetën deputeti, dhe ky ishte i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit e tij. Portofoli nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendgjarje, por as brenda ambienteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN.

Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë këtu banorë të zonës dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Ndërkohë në makinën e Olldashit u gjet telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhat të bluar, qindra filtra cigaresh, një medikament për tensionin, syzet si dhe dy Lap-Top.

Por ajo që mungonte ishte portofoli, ku ndodhej një sasi lekësh, si dhe disa karta kredite dhe karta e identitetit. Pranë vendit të njohur si “Lapidari i Krrabës” automjeti i tij tip benz nuk hyri në kthesë dhe u rrëzua në krahun e djathtë të rrugës.

Sipas ekspertizës autoteknike për aksidentin ndikuan mungesa e sinjalistikës dhe kushtet klimaterike duke u dyshuar edhe për një moment shkujdesjeje të vetë ish ministrit të Transporteve. Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore saktësoi se vdekja kishte ardhur nga goditja e marrë në kokë gjatë aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here