Home Shendetesi Dieta Smart Food parandalon kancerin e gjirit

Dieta Smart Food parandalon kancerin e gjirit

581
0

139368Në kuadër të fushatës së muajit kundër kancerit të gjirit tek gratë janë vënë në lëvizje edhe specialistët dietikë. Ajo është quajtur “Dieta e zgjuar” ose “Dieta Rozë” dhe është këshilluar nga Instituti Europian i Onkologjisë (IEO).

Qëllimi i kësaj diete është që të mësojë femrat në nevojë që të mbajnë trupin në formë dhe njëkohësisht të mbrojnë organizmin me ushqimet e duhura. Ky program kërkimor është drejtuar nga shkencëtari Pier Giuseppe Pelicci.

Menuja femërore e Dietës së zgjuar konsiston në masën e ushqimeve. Nëse konsumoni një pjatë makarona ajo duhet shoqëruar me perime dhe fruta. Perime të të gjitha ngjyrave nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj pasi janë të pasura me ujë, fibra, vitamina dhe molekula të shëndetshme.

Bimët me gjethe si spinaqi, marule, rrepat, të gatuara ose të papjekura janë kundër tumorit në gjoks. Një femër duhet të konsumojë 200 gramë në ditë perime dhe fruta. Spinaqi dhe bimët e tjera me gjethe japin idenë e ngopjes kështu që është mirë të konsumohen si pjatë e parë. Në vend të bukës filloni të konsumoni sallatë dhe bimë të ndryshme. Këto të dhëna janë zbuluar në një studim prej 31 mijë femra vullnetare midis moshave 36 deri dhe 64 vjeç.

Por kujdes: Të humbësh kile nuk do të thotë të eliminosh karbohidratet. Në dietë këshillohen drithëra integrale në masën 25-30 gramë në ditë, të cilat përmbajnë shumë karbohidrate dhe thithin yndyrën bashkë me substancat e dëmshme. Por një femër e peshës normale mund të konsumojë 80 gramë në drekë dhe 80 gramë në darkë duke e kombinuar në këtë mënyrë: 50 gramë elb dhe 30 bukë thekre ose 80 gramë oriz dhe asgjë tjetër.

Edhe versioni i frutave të thata këshillohet në masën 30 gramë në ditë. Ato përmbajnë fibra, yndyrë të shëndetshme, vitaminë E, hekur dhe kalcium. Gjithashtu nuk është e thënë që të fshihen nga menuja ushqimore të gjitha ushqimet me kalori pasi këto ushqime psh, arra dhe lajthia vendosin bilancin. Këto të fundit edhe japin ndjesinë e ngopjes.

Por, sipas studiuesit edhe mikroelementët ose shtesat si liri dhe luledielli kanë funksionin e tyre dhe mund të përdoren si përbërës në sallatë. E gjithë kjo të plotësohet me 1-1.5 litër ujë në ditë dhe aktivitetin fizik.

Më poshtë Lucilla Titta dhe Francesca Ghelfi kanë përmbledhur në 10 pika ushqimet që ndihmojnë për parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë dhe mbajtjen e trupit në formë.

1. Jetë aktive ku përfshihen këtu aktivitetet fizike të paktën 30 minuta në ditë.
2. Peshë në normë pa luhatje të shpeshta.
3. Kujdesi ndaj kockave duke konsumuar calcium, i cili gjendet tek kosi natyral, djathi, frutat e thata, fara, bishtajore, bimët gjethore siç është spinaqi, frutat etj.
4. Të balancohet vakti me fruta dhe perime.
5. Të konsumohet ujë.
6. Të konsumohen drithëra integrale.
7. Informohuni për atë që blini duke lexuar listën e përbërëvse për të evidentuar ata që ju ineteresojnë vërtet.
8. Shmangni pijet energjike pasi kanë përbërës kryesor sheqerin dhe yndyrën.
9. Limitoni konsumin e alkolit.
10. Kuzhinoni në mënyrë të shëndetshme me receta alternative që përshtaten me moshën dhe peshën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here