Home Sport Ferguson: Do ta mundim Realin

Ferguson: Do ta mundim Realin

663
0

Alex-FergusonTrajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, është shfaqur i bindur se nëse skuadra e tij arrin të kalojë sfidën përballë Real Madridit ata prekin finalen e Champions-it dhe me shumë gjasa do ta fitojnë. “Të mposhtim Real Madridin në fushën tonë do të jetë një hap i shkëlqyer për të ecur përpara për këtë ekip të veçantë. Kjo do të na japë ne një shans të shkojmë deri në fund të këtij turneu dhe pse jo, edhe ta fitojmë. Reali është një skuadër shumë e mirë me lojtarë të jashtëzakonshëm, por ne jemi përgatitur për të bërë një ndeshje të madhe. Luajmë në fushën tonë dhe ky është një avantazh, por në të tilla ndeshje nuk ka favoritë. Ne barazuam në Madrid, por nëse nuk luajmë me qetësinë e duhur, mund të pësojmë në fushën tonë. Gjithsesi, mendoj se i kemi shanset për t’u kualifikuar më tej edhe pse përballë, siç e thashë, kemi Realin”, ka thënë Ferguson dje në konferencën për shtyp. Trajneri skocez i Mançesterit ka kujtime shumë të hidhura nga ekipet spanjolle, pasi është mundur dy herë në finale të 2009-s dhe 2011-s nga Barcelona, respektivisht 2-0 dhe 3-1, ndaj sonte do mundohet ta prishë këtë ters. Nga ana tjetër, Murinjo, më shumë sesa ndeshjes, i kushtoi vëmendje faktit se ky 90-minutësh do të jetë një kopertinë për futbollin botëror. “Jam i sigurt se gjithë bota do ndalet nesër (sonte) për të parë këtë takim. Kemi shanset tona dhe do luajmë për të fituar dhe kualifikuar, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë”, pohoi trajneri portugez.

Ronaldo: Dua gol në Mançester
Ylli i Real Madridit, pasi kaloi gjashtë vjet te Mançester Junajtid, dëshiron të shënojë pikërisht ndaj ish-skuadrës. “Do të ishte sensacion nëse unë do të shënoja kundër tyre. Do të ishte spektakolare”, ka thënë ai. “Nuk mund të them se si do ta festoja golin. Mendoj se do të ishte diçka spontane, por do të doja të jem në atë situatë”, është shprehur sulmuesi portugez. Ronaldo është duke tentuar që t`i eliminojë shokët e tij të vjetër nga Champions League, mirëpo ai pret një mirëpritje të nxehtë nga tifozët e Junajtid. “Jam i sigurt që do të më mirëpresin. Është vendi ku më së shumti kam marrë duartrokitje”, ka thënë Ronaldo.

Champions League
Sonte        20:45
Dortmund-Shaktar
Mançester-Real Madrid

Nesër        20:45
Juventus-Sëlltik
Paris SG-Valencia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here