Home Aktualitet CAS vendos drejtësi! Shqiperia merr 3 pike ne Beograd

CAS vendos drejtësi! Shqiperia merr 3 pike ne Beograd

611
0

cas-shqiperiaCAS vendos drejtesi. Shqiperia fiton 3 pike ne tavoline ne ndeshjen e nderprere me Serbine ne tetorin e vitit te kaluar ne stadiumin e Beogradit. Pritja 9 mujore e gjithë shqiptarëve por mbi të gjitha e komunitetit të futbollit mori fund. Pasi e ka shtyrë dy herë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri CAS ose Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha një vendim shumë të rëndësishëm. Ky eshte nje hap i madh për Kombëtaren drejt kualifikimit në Evropian.

Ora 11:08 Prodani: Më në fund drejtësi! CAS mori parasysh koret raciste
Më në fund fitoi drejtësia. Me emocione të forta gëzimi për vendimin e CAS, ish-sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit Shqiptare sqaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 Report argumentet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që çuan në dhënien e 3 pikëve në tavolinë për Shqipërinë në ndeshjen me Serbinë.
Shqipëria nuk mundi të marrë fitoren në dy vendimet e para nga UEFA dhe Apeli i UEFË-s. Ndryshimi në CAS, tha Prodani, – erdhi pasi kjo Gjykatë mori në konsideratë koret raciste që tizofër serbë i drejtuan futbollistëve të kombëtares sonë ndërsa luanin në fushën e blertë në stadiumin “Beograd”, por edhe gjatë fillimit të ndeshjes.

“Ndihem i emocionuar, është një fitore e gjithë futbollit. Ishte një kalvar i gjatë vendimesh e surprizash, megjithatë në fund fitoi drejtësia dhe jam shumë i lumtur. Në CAS u fol për koret raciste, që unë vazhdoj të mendoj se ishin shumë më tepër se kaq. Ndërsa në fillim në organet e tjera këto nuk u përfillën. Në CAS u morën parasysh të gjitha argumentet, mbrojtja jonë ja doli të bindë gjykatën të marrë parasysh aspektin racist. Ky argument ka fituar, jam i sigurt që kanë shqyrtuar edhe aspekte të tjera”, tha Prodani per A1 Report.

Ora 10:55 Rama: Forca Shqipëria! Ja ç’do të thotë drejtësi europiane
Fitoren e Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv e ka përjetuar me mjaft entuziazëm edhe kryeministri Edi Rama. Një status në rrjetin social Twitter menjëherë pas këtij vendimi nis me fjalën: Supeeeer!

Sipas kreut të qeverisë ndaj kombëtares kuqezi u vendos drejtësia. “Ja ç’do të thotë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqipëria”, – shkruan Rama.

Me sytë nga CAS nuk ishte vetëm Shqipëria e Serbia por edhe gjithë skuadrat e grupit I si Portugalia e Danimarka.

Në CAS kanë apeluar vendimet e Komisioneve të UEFA-s si FSHF ashtu edhe Federata Serbe. Federata jonë ka qenë e qartë në kërkesën e saj 3 pikët për djemtë e De Biasit të cilët u dhunuan në Beograd.

Në seancat dëgjimore me të dyja palët gjyqtarët e Arbitrazhit kanë dëgjuar edhe versionet e palëve të përfshira ku për herë të parë është diskutuar edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 14 tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here