Home Kosova OKB, Serbia akuza UÇk-se, Shqiperia i kunderpergjigjet

OKB, Serbia akuza UÇk-se, Shqiperia i kunderpergjigjet

167
0

okbAkuzat e rënda të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç kundër udhëheqësve të Kosovës, të bëra gjatë Debatit të Përgjithshëm të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme, me 25 shtator 2013 nuk mbetën pa përgjigje në OKB. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, por Shqipëria është dhe përgjigjja e saj nuk vonoi. Ditën e mërkurë, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i dorëzoi Presidentit të ri të Asamblesë së Përgjithshme, John Ashe përgjigjen zyrtare që hedh poshtë akuzat e pathemelta të Presidentit Tomislav Nikoliç.

Siç u shpreh për gazetën “Illyria”, ambasadori Ferit Hoxha, rregullat në Asamblenë e Përgjithshme janë të tilla që nuk lejojnë t’u kundërpërgjigjesh gojarisht kryetarëve të shteteve, pas fjalimeve të tyre. Por nëse ka kundërshtime ato mund t’i paraqiten me shkrim Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe më pas botohen si dokumente zyrtare të AP-së. Këtë rrugë ndoqi edhe Shqipëria, kur ambasadori Hoxha i dorëzoi përgjigjen me shkrim Presidentit Ashe që ka zëvendësuar në krye të AP-së, serbin Vuk Jeremiç. “Më 25 shtator 2013, Presidenti i Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliç, foli në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme. Në fjalën e tij ai tha, ndër të tjera, se ‘Raporteri Special i Këshillit të Europës, Z. Dick Marty, një senator nga Zvicra, provoi dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) konfirmoi se disa prej udhëheqësve shqiptarë aktualë të Kosovës dhe Metohisë, organizuan pengmarrjen dhe vrasjen e serbëve, organet e të cilëve, u trafikuan dhe u shitën fshehurazi’.

Fatkeqësisht, kjo deklaratë është totalisht e pavërtetë, e anshme dhe nuk pasqyron kurrfarë realiteti. Republika e Shqipërisë, ndërkohë që hedh poshtë pretendimet e ngritura nga z. Marty, ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me Grupin e Posaçëm hetimor të EULEX-it në mënyrë që kjo çështje të sqarohet një herë e përgjithmonë. Republika e Shqipërisë i ka kushtuar gjithnjë rëndësi të madhe marrëdhënieve me fqinjët si investimi më i mirë për një të ardhme të përbashkët të bazuar mbi bashkëpunimin dhe miqësinë”, – shprehet mes të tjerash ambasadori Hoxha.

Previous articlePakistan, pamjet satelitore te ishullit pas termetit
Next articleRama: “Asnje i afte nuk do hiqet nga puna”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here