Home Bota Anija ruse mbytet duke shkaktuar 54 te vdekur

Anija ruse mbytet duke shkaktuar 54 te vdekur

142
0

anije-ruseTë paktën 54 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes së një anije peshkimi ruse në gadishullin Kamchatka, në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Në anije ndodheshin 132 persona, nga të cilët 78 rusë, ndërsa pjesa tjetër nga Letonia, Ukraina, Mianmari dhe Vanuatu.

Mësohet se 63 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës, ndërsa të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

Disa nga personat e shpëtuar ndodhen në gjendje kritike për jetën për shkak të hipotermisë.

Anija e quajtur ‘Dalniy Vostok’ u mbyt në Detin e Okhotsk, 330 km larg Krutogorovsky, një zonë banimi.

Sipas autoriteteve ruse, dyshohet se shkak i mbytjes së anijes mund të ketë qenë përplasja me një akullnajë, e cila solli prishjen e motorit dhe fundosjen e saj brenda 15 minutash.

Disa anije dhe një helikopter vijojnë kërkimet për persona të mbijetuar, në ujërat e ftohta nën 0 °C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here