Deputeti pa imunitet Mark Frroku do të marrë pjesë sot në Kuvend dhe do të mbajë edhe një fjalim në seancën ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij për llogari të shtetit belg, ku ai akuzohet për një vrasje. Prania e tij është lejuar nga Prokuroria me një leje të posaçme, pasi ai ndodhet në arrest shtëpie.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i deputetit, Saimir Vishaj, i cili ka publikuar lajmin si dhe autorizimin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit.
“Nesër (sot) në orën 10:00, – njofton Vishaj,- në godinën e seancës plenare të Kuvendit, ku deputeti z.Mark Froku do të mbajë fjalën e tij para 139 deputetëve.”
Ndërsa, në autorizim thuhet: “Bashkëlidhur ju dërgojmë ‘autorizimin me lejen e veçantë’ të deputetit, z.Mark Frroku, i cili duhet të marrë pjesë në mbledhjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë që zhvillohet ditën e enjte, më datë 2.4.2015, ora 10:00, në godinën e seancave plenare të Kuvendit”. Ai është firmosur nga Drejtori i Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Kosta Beluri.
Hera e fundit kur deputeti Mark Frroku me imunitet ndodhej në Kuvend ishte e enjtja e kaluar, kur pas votimit të deputetëve të mazhorancës dhe vetëm njërit prej opozitës, 79 vota i hoqën atij imunitetitn dhe e lanë në duart e drejtësisë si i përfshirë në çështjen “Doshi”