Kandidati i socialistëve Fransua Hollande, me 52 për qind të votave, është zgjedhur sot presidenti i ri Francës. Në Paris dhe nëpër qytete të tjera të Francës pas lajmit të fitores, ka filluar festa e socialistëve.
Nikolas Sarkozi në këto zgjedhje ka marrë 48 për qind të votave. Fransua Hollande do të jetë presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, ndërsa Sarkozi i pari president që humbet rikandidimin që prej vitit 1981.
Qendrat e votimit u mbllën në orën 20:00, ndërkohë duhet theksuar se ka qene një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e votuesve kjo e sotmja, prej 81,5 % sipas të dhënave të dy instituteve të sondazheve në Francë. Megjithëse nuk ka arritur të kapërcejë rekordin prej 83, 97 % të vitit 2007.
Vetëm dy orë përpara mbylljes zyrtare dhe të plotë të procesit të votimit lideri socialist Fransua Holande u shpreh mjaft optimist për një fitore.
HOLLANDE: DO JEM PRESIDENT I TË GJITHËVE
Ora 21:30 Presidenti i ri i francës Fransua Hollande para qindra mbëshetësve socialsit deklaroi se do të jetë president i të gjtihë francezëve, edhe i atyre që nuk e kanë votuar. “Angazhohem ti shërbej vendit me një angazhim dhe devotshmëri që kërkon ky angazhim. I drejtoj një përshëndetje Nikolas Sarkozi, i cili meriton gjithë respektin tonë. I shpreh falenderimet e mija të gjithë atyre që bënë të mundur fitoren. I drejtohem votuesve, që nuk më dhanë votën se respektoj bindjen e tyre do jem presidentio i të gjithëve”,- deklaroi Hollande.
Hollande premtoi se sfida e parë në krye të Francës është bashkimi i vendit për të përballuar sfidat që e presin. “Detyra e parë të mbledh dhe të bashkoj cdo qytetar në aksioonin e përbashkët për të përballuar ssidat që na presin. Synoj ringritjen e prodhimit, për të nxjerrë vendin nga kriza. “Shumë e prisnim këtë moment prej vitesh, të tjerë s’e kishin njohur kurrë. Disa mes jush kishin kujtime të këqija. Jam i lumtur që ju dhashë shpresë. Ky emocion është ai i krenarisë, përgjegjësisë. Ndryshimi që ju propozoj duhet të jetë në lartësinë e Francës. Sot nuk ka dy Franca që përballen, është vetëm një komb që bashkohet në një fat. Gjithkush do të trajtohet me drejtësi, barazi e respekt. Asnjë fëmijë i Republikës, nuk do të braktiset e diskriminohet. Çdo arritje do të nderohet për jetën e secilit. Shumë dhimbje na kanë ndarë, por tashmë mbaruan. Detyra e parë e Presidentit është të mbledhë çdo qytetar në aksionin e përbashkët për të përballuar sfidat që na presin, që janë të rënda e të mëdha”, deklaroi Hollande.
Hollande premtoi në ditën që francezët e investuan si President të Republikës, se do të angazhohet për dy gjëra kyç, drejtësinë dhe rininë, duke premtuar se “ dua të gjykohem mbi drejtësinë dhe rininë”.
“Kam besim në Francën, e njoh mirë. Në gjithë këtë Francë që kam takuar, kam matur vështirësitë, dhimbjet e qytetarëve, por kam gjetur edhe mundësitë e vendit, për të përballuar të gjitha sprovat. Ne do të arrijmë t’i kalojmë sprovat dhe do të arrijmë vlerat e republikës, barazinë, prosperitetin. E ardhmja e vendit quhet vetëm progres. Është pikërisht kjo ëndërr franceze që do të mundohem ta përmbush. Nuk jemi vend dosido i planetit, ne jemi Franca dhe si President i Republikës duhet të vë në jetë aspiratat e popullit francez lirinë, respektin, barazinë. Ky është mandati që më besuat, është i rëndë, i dua francezët”, perfundoi fjalen e tij presidenti i sapozgjedhur i Francës.
LE PEN: DUHET NJË OPOZITË TË FORTË
20:52 “Duhet një opozitë e fortë, dhe një opozitë e sigurtë ne vetvetë dhe të determinuar”. Kjo është deklarata e lideres së ekstremit të djathë fracez, Marine Le Pen.
“Francezët duhe të na mbështesin masivisht, i bëj thirrje të gjithë patriotëve të majtë dhe të djathtë. Boll me ndarje”,- deklaroi Le Pen në një deklaratë publike.
SARKOZI: MBAJ PËRGJEGJËSINË E HUMBJES
Ora 20: 30 Në një fjalim prekës, para qindra mbështetësve të tij, Nikolas Sarkozi shpalli humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale duke përshëndetur kundërshtarin e tij socialist, Fransua Hollande si ”presidentin e ri”.
“Franca ka sot një president të ri, dhe bëri zgjedhjen e saj republikane. Franca ka president Fransua Hollande. Kam dashur që institucioni që unë drejtoj të jetë i nderuar. Sapo kam folur në telefon me Hollande dhe dua ti uroj fat. Uroj me zemër që Franca të arrij ti kalojë të gjitha provat e rëndësishme me të cilat do përballet vendi ynë. Ne duhet të mendojmë sot ekskluzivisht për madhëshinë e Francës. Mbaj mbi vete përgjegjësinë e humbjes”,- deklaroi Sarkozi.
Sarkozi duke falenderuar francezët për mbështetjen 5-vjecare, bëri thirrje për bashkim për të dhënë imazhin e një France pa urrejtje.
“Asnjëherë bashkëqytetarët e mi nuk do të mundem t’u jap atë që më dhatë ju në këtë fushatë. Kur bëhet fjalë për Francën gjithçka është e rëndësishme, për një Francë të hapur, që nuk e sheh tjetrin si një armik, një Francë që diti të fitojë me mua në vitin 2007 do të dijë të fitojë edhe në vitin 2012. Të jemi patriotë, të jemi e kundërta e asaj që thonë. Ju jeni Franca e përjetshme, Ju dua, Faleminderit”, e përfundoi fjalimin e tij Nicolas Sarkozi.
SARKOZI HEQ DORË NGA DREJTIMI I FUSHATËS ELEKTORALE PËR ZGJEDHJET LEGJISLATIVE TË QERSHORIT
Ora 20:15 – Nicolas Sarkozy, presidenti në detyrë i Francës, i mundur sot nga socialisti Francois Hollande, u kërkoi zyrtarëve më të lartë të partisë së tij UMP të qëndronin të bashkuar dhe konfirmoi se nuk do ta drejtonte partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të qershorit, sipas pjesëmarrësve të një takimi me presidentin në pallatin Elysee.
“Mos u përçani, qëndroni të bashkuar. Ne duhet t’i fitojmë zgjedhjet legjislative. Ato mund t’i fitojmë. Rezultati i sotëm na nderon. Unë nuk do ta drejtoj këtë fushatë”, deklaroi Sarkozi.
EXIT POLL: HOLLANDE PRESIDENTI I RI
19: 01 Socialisti Fransua Hollande është zgjedhur presidenti i ri i Francës me një përqindje të preferencave që shkon nga 52 deri në 53 %. Këto janë projektimet e para që janë publikuar nga agjencia France Press. Ndërkohë, që mësohet nga burime diplomatike se rivali i tij Nikolas Sarkozi ka anuluar festën e planifikuar në Place de la Concorde, menjëherë pas publikimit të shifrave të Exit Polle-ve. Nga ana tjetër qindra mbështetës të Partisë Socialiste kanë mbushur rrugën Solferino, pikërisht aty ku ndodhet selia e Partise Socialiste për të festuar fitoren e Hollande.
Është parashikuar edhe një marshim deri në sheshin e Bastijes sapo të konfirmohet fitorja e tij, pikërisht aty ku mbajti fjalimin edhe Francua Miterran në vitin 1981 pas zgjedhjes së tij president. Nga ana tjetër, duhet theksuar se ka qene një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e votuesve kjo e sotmja, prej 81,5 % sipas të dhënave të dy instituteve të sondazheve në Francë. Megjithëse nuk ka arritur të kapërcejë rekordin prej 83, 97 % të vitit 2007.
Vetëm dy orë përpara mbylljes zyrtare dhe të plotë të procesit të votimit lideri socialist Fransua Holande u shpreh mjaft optimist për një fitore. Kështu nëse rezultatet zyrtare do të konfirmojne Exit Pollet, Fransua Hollande do të jetë presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, ndërsa Sarkozi i pari president që humbet rikandidimin që prej vitit 1981.
FRANCA VOTON PËR PRESIDENTIN, HOLLANDE: DO FITOJ UNË
Ora 17: 45 Ndërsa kanë mbetur dhe pak orë nga rezultatet e balotazhit presidencial në Francë, lideri socialist Fransua Hollande shprehet mjaft optimist për një fitore. Njeriu që mund të bëhet presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, u shfaq gjatë pasdites plot besim, ndërsa u prit më shumë entuziasëm nga mbështetësit e tij.
“Kam besim, por po pres rezultatet, tashmë kanë mbetur edhe dy orë”,-tha Hollande para gazetarëve. Duke përfituar nga zemërimi i francezëve ndaj paaftësisë së Sarkozi për të frenuar papunësinë gjatë mandatit të tij 5 vjecar, Hollande vazhdon të jetë favorit me 4 deri në 8 pikë përpara edhe në sondazhet e fundit të opinionit publik.
Balotazhi i sotëm mund ta bëjë Nikola Sarkozi liderin e 11 europian që rrëzohet nga vota për shkak të krizës ekonomike, ndërsa Hollande presidentin e parë socialist në rreth 2 dekada.
FILLON PROCESI I VOTIMIT PËR TURIN E DYTË TË PRESIDENCIALEVE
Ora 11:20 Francezët filluan sot të votojnë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat socialisti, François Hollande është favorit, përballë presidentit konservator në ikje, Nicolas Sarkozy.
Në të gjithë Francen janë hapur qendrat e votimit për të vendosur se cili do të jetë presidenti që do të drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.
Hollande votoi përpara Sarkozy në qendrën e tij të votimit në ora 10:30.
Fushata e të dy kandidatëve është zhvilluar me premtimet për papunësinë, emigracionin dhe të ardhmen ekonomike të Francës.
Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në qytetet e mëdha në orën 20:00 (18:00 GMT), orë në të cilën do të publikohen rezultatet para nga institutet e sondazheve.
Rreth 46 milionë zgjedhës do të thirren të votojnë për të vendosur se cili do të jetë presidenti i Francës për pesë vitet e ardhshme.
Renditur në krye në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 22 prill me 28,63 për qind të votave kundër 27,18 për qind për Nicolas Sarkozy, François Hollande është që prej disa muajsh favorit për këto zgjedhje të organizuara në sfondin e krizës dhe papunësisë rekord