Antonis Samaras, lideri i partisë Demokracia e Re është tërhequr rreth mandatit të marrë nga presidenti Karols Papulias për formim të një qeverie koalicioni. Pas takimit të fundit me udhëheqësin e së majtës demokratike Foris Kouvelis, i cili konsiderohet si një partner i mundshëm, Samaras është tërhequr. Kouvelis deklaroi se nuk bashkëpunojmë me palët pro Memorandumit.”Qëllimi ynë është që të ndryshojë zhvillimi i politikave dhe prioritetet sociale. Shqetësim është shpërndarja e drejtë e barrës” tha lideri i së majtës demokratike.
Ende nuk dihet nëse Samaras i ka transmetuar qëndrimin e tij Presidentit Papulias, por nëse një gjë e tillë do të ndodhë është kreu i koalicionit të majtë SYRIZA, Aleksis Cipras ai që do të marrë mandatin për të formuar një qeveri. Më herët Samaras u takua me liderin e PASOK, Evangelos Venizelos, i cili tha se populli grek nuk dha një mandat të qartë për ndonjë forcë politike dhe me këto tregues është e vështirë të formohet një qeveri bashkëpunimi me forca pro-europiane.
“Një qeveri koalicioni e sistemit dy-partiak nuk do të ketë legjitimitet. Një qeveri e unitetit kombëtar që përfshin të gjitha forcat që shprehin besimin e tyre në orientimin europian, pavarësisht nga qëndrimi i tyre ndaj Memorandumit, duhet të studiohet si mundësi dhe ne do të marrim iniciativën në këtë drejtim”tha Venizelos.
Kreu i kolicionit të majtë SYRIZA, Aleksis Cipras tha se mesazhi i popullit ishte i qartë, duke nënkuptuar se nuk do të ketë një koalicion.
“Politikat e kursimit u hodh poshtë mbrëmë nga populli grek. Gjëja më e rëndësishme është se Demokracia e Re ka nënshkruar një marrëveshje dhe në këto kushte nuk mund të ketë qeveri të shpëtimit kombëtar” tha Cipras.
Dy partitë që janë pro marrëveshjes së arritur mes BE dhe FMN u shkatërruan nga zgjedhjet e së dielës, ku grekët mes zemërimit për masat e imponuara sollën në pushtet partitë që kanë dalë kundër këtij plani.
PASOK dhe Demokracia e Re nuk kanë vende të mjaftueshme parlamentare për të formuar një koalicion më vete dhe ndërsa një koalicion me bazë të gjerë duket një mision i pamundur.
“Këto janë momente kritike, momente për vendime të rëndësishme, dhe unë shpresoj se udhëheqja e të gjitha forcave politike do të qëndrojnë deri në përgjegjësinë e tyre në këtë çështje kritike”, tha Presidenti i Parlamentit, Petsalnikos Philippos.
“Është e domosdoshme që të sigurohet stabilitet, besim dhe solidaritet, në mënyrë që të përfundojnë përpjekjet e rimëkëmbjes të ekonomisë dhe për të siguruar që se sakrificat e popullit grek nuk do të shkojnë drejt humbjes ,” tha kryeministri Lucas Papademos gjatë një takimi me presidentin Karolos Papulias. Ndërkohë Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë theksuar se Greqia duhet të respektojë afatet e vendosura për ndihmat financiare nga BE dhe FMN.