Qyteti i alfabetit shqip, Manastiri, është zgjuar këtë të enjte me parulla antishqiptare.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet se dikush ka shkruar grafite në qytetin e Manastirit me përmbajtje të urrejtjes nacionale dhe raciste. Në këtë grafit është shkruar “Ligji është ligj”, dhe “Vdekje për Shqiptarët”. Parulla është shkruar në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.
Grafitet raciste vijnë në kohë kur parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për gjuhët i cili parashikon zyrtarizimin e shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Presidenti maqedonas, George Ivanov nuk e ka dekretuar ligjin i cili sipas procedurës duhet të rikthehet sërish në Kuvend për rishqyrtim. Por pas rimiratimit, Ivanov nuk ka fuqi për ta bllokuar atë.