Home Shendetesi 15 mënyra për të jetuar më gjatë

15 mënyra për të jetuar më gjatë

810
0

Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë kanë një raste më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

2- Duhet të jeni optimistë
Studimet e bëra nga Mayo Clinic në Rochester, zbuluan se njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Rezultatet e publikuara në Gusht 2002 nga ky studim treguan se: Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu optimistët kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e mendimeve të  tyre pesimiste janë më të “prekurit” nga stresi.

3- Një jetë e kënaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në Prill 2004 në një gazetë amerikane treguan se : “Frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.

4- Mbani kafshe shtëpie
Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë të psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës të personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

5- Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta  mbi rrezikun që sjell mos testimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen më ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

6- Të ardhura më të larta
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë 24% e Amerikanëve të ardhurat e familjeve të të cilëve janë më pak se 20 000 $,janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më I plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.

7- Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të  pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dore” vdekjen në moshe të hershme te shumë duhanpirës.

8- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie  si kundërrpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.

9- Konsumoni antioksidantët
Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit.

10- Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmija në disa raste janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi.

11- Bëni një jetë aktive me ushtrime
Sapo të çoheni në mëngjes një vrap io lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore ju mbajnë në peshë por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

12- E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.

13- Ruani peshën normale
Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas eksperteve nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh por të mundohesh të mos shëndoshesh.

14- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër.” -shprehet Dr.David Fein.

15- Meditoni
Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor në Spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të përqendroheni te fjalët.
Marrë nga Tgcom

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here