Home Sport Joseph S Blatter denon dhunen ne Beograd

Joseph S Blatter denon dhunen ne Beograd

373
0

blatterPresidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka dhënë mendimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Twitter, në lidhje me ngjarjet në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit, Serbi.
Njeriu i parë i organizatës më të madhe botërore të futbollit ka dënuar ashpër ngjarjet e mbrëmshme, për shkak të së cilës u ndërpre ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Futbolli nuk duhet të shfrytëzohet për mesazhe politike. Unë e dënoj fuqishëm çdo gjë që ka ndodhur në natën e fundit në Beograd”, shkroi njeriu i parë i FIFA-s në profilin e tij në Twitter.

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë, pas sulmit të tifozëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë.

Previous articleDelegati i UEFA-s : Situata e djeshme ishte per keqardhje
Next articleBashkia e Tiranes i jep titullin “Mirënjohja e Qytetit” ekipit te Kombetares

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here